Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dosja “Partizani”, ish-ministri Genc Ruli ia lë përgjegjësinë Berishës dhe Mediut: E morën ata vendimin për privatizimin! Unë iu binda programit të qeverisë

Shkruar nga Newsbomb
Dosja “Partizani”, ish-ministri Genc Ruli ia lë
Genc Ruli në GJKKO

Në GJKKO sot u mbajt seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku i akuzuar është kreu i PD-së Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Në këtë seancë, ka dhënë dëshminë e ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, i cili ka pasur një rol kryesor në privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Gjatë dëshmisë së tij, Ruli ka deklaruar se iu bind programit të qeverisë që kishte në plan që pronat t’ua kthente pronarëve.

Më tej ish-ministri tha se prona duhet të privatizohej pasi ishte e degraduar e shkatërruar dhe se përshpejtimi duhet të ruante vlerën e saj.

Në çdo rast duhej të vinte propozimi nga ministria që e kishte pronën dhe që gjykonte se duhej privatizuar. Ajo pronë ishte degraduar e shkatërruar dhe donim ta përshpejtonim procesin që të ruhej edhe ajo pak vlerë që kishte”, theksoi Ruli.

Ndërsa në fund, Ruli thekson se vendimin për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani, e ka marrë Fatmir Mediu, i cili ishte ministri i Mbrojtjes në atë kohë.

Dëshmia e Genc Rulit:

Millonai: Kur keni qenë ministër i Ekonomisë?

Genc Ruli: 2005-2012. Ministria e Ekonomisë është përfaqësuesi i shtetit, pronari civil. Asnjë kontratë që ka të bëjë me pronat shtetërore nuk mund të firmoset veçse nga Ministria e Ekonomisë. Ka kompetencë për supervizimin e procedurave të privatizimit.

Millonai: Për klubin sportiv Partizani, sa procese ka pasur? Kanë qenë një klub apo dy?

Genc Ruli: Që janë dy klube e kam dëgjuar tani në media.

Ne si politikanë i bindemi programit të qeverisë. Partia Demokratike kishte marrë angazhimin se do të shiheshin pronarët e pronave shtetërore. Pas ’91-shit dhe pas ’97-shit nuk u ezaurua procesi dhe ne e kishim prioritet t’u jepnim mundësi pronarëve.

Prona ishte e njohur. U ishte njohur e drejta e parablerjes. Në muajt e fundit qeveria nuk bënte dot privatizime. Privatizimi po bëhej, por pa konsideruar interesat e pronarëve.

Ju kam thënë pronarëve se nuk do të ecnim shpejt, sepse kishte komplikime procedurale. Prandaj periudha 2006-2008 është një periudhë kur u bënë një sërë ndryshimesh të akteve ligjore dhe nënligjore.

Millonai: Sa ishin klubet Partizani?

Genc Ruli: Një.

Millonai: Nga ishit në dijeni se e kishin fituar pronarët?

Genc Ruli: Nga pronarët, por edhe nga subjekte që interesoheshin. Pronarët Begeja dhe Bekteshi apo shumë të tjerë. Në letra janë shumë. Këto mbiemra i mbaj mend nga shkresat. Edhe pronari i klubit në atë kohë, Albert Xhani. Dy herë i kam thënë se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve.

I kam thënë se e di që e kishit filluar procedurën më parë, por do të shkojë te pronarët. Edhe juve, Xhani, parcelë ndërtimi do ta bëni. Takimet janë bërë në zyrë. Ka qenë një nëpunës i imi gjithmonë prezent. Ka mundësi Moza Vokshi.

Millonai: Bëhet fjalë për dy klube, atë të futbollit dhe të shumësportëshit?

Genc Ruli: Mbaj mend se përmendej Sportklub Partizani. Nuk kam dëgjuar dy emra. Që në muajin e parë të qeverisjes në vitin 2005, unë u bëra letër të gjitha ministrive që të dorëzonin inventarin e pronave shtetërore që kishin, si dhe dokumentet dhe pretendimet e privatëve mbi to, që të nisnim procesin e kthimit të pronave.

Mediu është përgjigjur i pari. Vendimin e merrte ministria që e zotëronte pronën, kurse ne vijonim me procedurën.

Millonai: Ministri Mediu u ka kthyer përgjigje në nëntor 2005, ndërsa ju në vitin 2007 e keni miratuar. Pse kjo kohë e gjatë?

Genc Ruli: Ka qenë moria e procedurave dhe vendimeve të ndryshme. Sot mund të ketë ritme satelitare, kurse në kohën tonë duheshin vite. Ne e kishim në program t’ua kthenim ish-pronarëve.

Millonai: Keni pasur komunikim me Ministrinë e Kulturës për Pallatin e Sportit? Keni propozuar VKM për miratimin e strukturës dhe nivelin e pagave për disa institucione?

Genc Ruli: Për problemet e procesit të privatizimit. E kishim premtuar të ecnim shpejt, por ishte e komplikuar dhe kam kërkuar që institucionet të kishin nga një punonjës për t’i ndjekur. Sa për propozimin, e ka pasur Ministria e Financave.

Millonai: VKM 195 e vitit 1998. Ishte ndërprerë aktiviteti që ushtronin këto klube?

Genc Ruli: Nuk më kujtohet. Ne nuk ishim kreu i kishës në procesin e privatizimit. Ne i merrnim të mirëqena ato që na dërgonin. Diçka e suksesshme dhe funksionale nuk do të dërgohej për privatizim. Ne i besonim dikasterit që dërgonte dosjen.

Millonai: A ishin të regjistruara këto prona si shtet?

Genc Ruli: Shteti as sot nuk i ka të regjistruara pronat e veta. Mund të ketë qenë vetëm një pjesë e vogël me hipotekë.

Millonai: Bëtë verifikim nëse ishin të regjistruara këto prona?

Genc Ruli: Unë jam ministri. Nuk i bëj unë verifikimet. Besoj se kam pasur punonjës të mirë që duhet t’i bënin verifikimet.

Millonai: Ju kujtohen procedurat e privatizimit?

Genc Ruli: Në çdo rast duhej të vinte propozimi nga ministria që e kishte pronën dhe që gjykonte se duhej privatizuar. Ajo pronë ishte degraduar e shkatërruar dhe donim ta përshpejtonim procesin që të ruhej edhe ajo pak vlerë që kishte.

Ne ngrinim komision vlerësimi që do të bënte vlerësimin e vlerës së pronës. Kjo në rastet kur rezervohej e drejta e parablerjes. Më vinte shkresa që ishte miratuar.

Millonai: Në vijim ka ndodhur një ndryshim i ligjit për sportin, ku përcaktohet se objektet sportive mund të jepeshin vetëm me koncesion, nuk mund të privatizoheshin.

Genc Ruli: Nuk më kujtohet. Duhej të ishte bërë që në vitin 1995, sepse pronat sportive duhej të privatizoheshin.

Millonai: Ligji ndryshoi në tetor 2007 që të jepej me koncesion pa ndryshuar destinacionin. Ju në vitin 2008 keni miratuar privatizimin kur ligji e kishte të ndaluar. Duke qenë se nuk e mban mend dëshmitari...

Genc Ruli: Hallkë penguese nuk bënte. Do të jepej me enfiteozë pronarëve.

Millonai: Nga Ministria e Financave është kërkuar të informohej nëse ambientet sportive e kishin ende statusin?

Genc Ruli: S’e mbaj mend. Do të jetë bërë në nivel drejtorie. Ka qenë Ministria e Mbrojtjes që e çoi për privatizim.

Millonai: Pango në vitin 2008 ka kërkuar mendim për ndryshimin e ligjit të sporteve. Ju kujtohen ndryshimet e nenit 31?

Genc Ruli: Nga çfarë lexoj sot, ajo që është ndryshuar është bërë vonë. Duhej të ishte ndryshuar më parë. Them se është bërë me vonesë.

Millonai: Në dhjetor 2008, nga ana juaj i është drejtuar Këshillit të Ministrave një projektvendim për ndryshimin e pagesës për objektet në privatizim. Ju kujtohet?

Genc Ruli: Nëse është ajo e bonove, sërish jemi me vonesë. Që në vitin 1991 shteti kishte gjithë pronën publike. Kishte një mori të shpronësuarish, kishte të përndjekur që kërkonin një shpërblim dhe shteti krijoi letra me vlerë e bono privatizimi.

Bonot e privatizimit i përfituan edhe qytetarët e zakonshëm, të cilët u konsideruan si kontribuues në pronën publike. Privatizimi me bonot rriti vlerën deri në 180% të pronave. Ne kemi pasur premtim elektoral dhe qeveritar se do të kthenim bonot e thesarit dhe se prioritet do të kishin ish-pronarët.

Millonai: Pse u bë në vitin 2008?

Genc Ruli: Sepse atëherë u krijua mundësia. Në historinë qeveritare ka gjithmonë rastësi, por nuk do të thotë se ka diçka pas saj. Në vitin 1995 ka qenë 100% me bono thesari. Ministri i Financave kërkonte të ishte me cash dhe prandaj u dakordësua që 30% të ishte cash dhe pjesa tjetër me bono thesari.

Millonai: Ministria e Punës urdhër dhe Ministri i Mbrojtjes urdhër për kalimin në kapital të objekteve dhe ndërmarrjeve e institucioneve shtetërore deri në zhvillimin e ndërtimeve. Keni pasur komunikim me Ministrinë e Punës?

Millonai: Për Agjencinë e Kthimit të Pronave. Ju keni propozuar të jetë në varësi të Kryeministrit dhe emërimi nga Këshilli i Ministrave me propozim të Kryeministrit. Janë krijuar grupe pune për ndryshimin e këtij ligji. Për dhënien e mendimit, keni marrë pjesë në hartimin e akteve ligjore?

Genc Ruli: S’më kujtohet. Do të ketë qenë diçka nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Millonai: Olldashi ka propozuar të ishte në varësi të Ministrit të Drejtësisë. Pse ju e donit te Kryeministri?

Genc Ruli: Të ishin struktura më të centralizuara.

Millonai: Kur i keni njohur të pandehurit?

Genc Ruli: Sali Berishën e njoh që nga dhjetori i vitit 1990. Jamarbërin kam idenë se tek studentët e Dhjetorit e kam fiksuar. Xhimin e njoh si çun Tirane. Andia Pustinën e di që ka qenë nëpunëse te Ministria e Ndërtimit. E kam takuar në korridore.

Genc Ruli: Unë fillimisht iu drejtova që në ditët e para të shtatorit të gjitha ministrive, sepse një nga detyrat e programit ishte privatizimi dhe duhej t’u jepnim prioritet. Duhej të dinim kush ishte statusi i tyre dhe kush ishin pronarët. Nga Mediu më vjen shkresa se klubi Partizani ishte jashtë planit të shpërndarjes, por na jep një vendim. I them: e keni ju kompetencën nëse do ta mbani ose jo. Mediu pastaj kthen përgjigje se do ta privatizonin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese