Edhe këtë të hënë po zhvillohet protesta e nëntë radhazi para Kryeministrisë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.
Mijëra qytetarë janë mbledhur me pankarta në duar, duke marshuar nga Sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalimet e tyre.
Në fillim të protestës u regjistruan tensione verbale mes protestuesve dhe disa mbështetësve të PD-së. Përplasja nisi pas thirrjeve “Berisha në burg”, e cila dolli menjëherë preagimet e deputetëve.
Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen ishte prania në protestë e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila iu bashkua tubimit këtë të hënë.
Protesta ka tërhequr vëmendje edhe jashtë vendit, ku agjencia ndërkombëtare Reuters po transmeton drejtpërdrejt në Facebook zhvillimet nga Tirana, duke i bërë jehonë protestën.
Reuters thekson se protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë për të kundërshtuar ndërtimet e resortit luksoz të planifikuar.
"Shqiptarët protestojnë kundër një resorti luksoz të planifikuar të mbështetur nga një kompani e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, për një arsye mjedisore," shkruan Reuters.

