Hapësire reklamuese

Politikë

Dritan Goxhaj u shfaq në protestë, gazetari i drejtohet kryeministrit: Ti e kishe shansin të vije në luftë, mos ia moho të shkuarën atij! Arrestoje tani nëse shkel ligjet

Shkruar nga Newsbomb
Dritan Goxhaj u shfaq në protestë, gazetari i drejtohet kryeministrit:
Milaim Zeka dhe Edi Rama/ Fotomontazh

Milaim Zeka ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në kanalet e tij të informimit në lidhje me të shkuarën e Dritan Goxhajt. I pari i qeverisë ka publikuar disa faksimile ku tregohej aktiviteti i Goxhajt në luftën e Kosovës.

E pikërisht për këtë, gazetari i njohur kosovar bën thirrje që të mos përdhoset lufta e Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Ai thekson se Dritan Goxhaj ka qenë pjesë e luftëtarëve të lirisë dhe për këtë duhet nderuar.

Ndërsa për aktualitetin ku është shfaqur në protestat që po mbahen në Tiranë për dorëheqjen e qeverisë, Zeka nuk i devijon drejtësisë, përkundrazi shkruan që nëse shkelen ligjet, të veprohet sipas procedurave.

“Me apo pa pagesë, ky tipi dhe babai i tij, besa dhe familja, e kanë kryer detyrimin ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. Edi Rama, me shumë të tjerë, e kanë pasur shansin historik me ardhë në luftën e Kosovës, nuk keni ardhë, mbylleni dhe mos folni për atë kohë. Mos e përdhini kohën e luftës. Nëse Dritani bën diçka tani që bie ndesh me ligjin, futeni në burg, dënojeni, por të kaluarën mos ia mohoni sepse nuk mundeni”, shkruante në facebook-un e vet Milaim Zeka.

Kujtojmë që Dritan Goxhaj u vu në qendër të vëmendjes, për shkak se u përzgjodh nga protestuesit për të lexuar kërkesat ndaj qeverisë. Protesta ka hyrë në ditën e 27-të të saj, me qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe pikat e parashtruara në kërkesën e bërë publike para pak ditësh.

Dritan Goxhaj u shfaq në protestë, gazetari i drejtohet kryeministrit:
Postimi i Milaim Zekës

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese