Hapësire reklamuese

Politikë

"Një ndjenjë xhelozie..." Demokratët ndajnë pamje nga protesta, Luan Baçi: Unë nuk dua të shfrytëzoj diçka kaq të bukur, PD ka nevojë për ripërtëritje

Shkruar nga Newsbomb
"Një ndjenjë xhelozie..." Demokratët ndajnë pamje
Foto ilustruese: Luan Baçi, protesta në Tiranë

Teksa disa nga demokratët përkrahin haptazi protestën që zhvillohet prej ditësh në zemër të Tiranës, Luan Baçi është shprehur se ka zgjedhur që të mos i bashkohet tubimit duke zbuluar se nuk dëshiron që të shfrytëzojë momentin për vëmendje.

“Parë si deputet, them se nuk duhet të shfrytëzojmë protestën ose të marrim pikë nga protestuesit, kur bëjnë një foto në shesh dhe e hedhin në rrjet.

Të mitë unë i stimuloj për të marrë pjesë djemtë e mi shkojnë në protestë. Kjo nuk ka asgjë të keqe, unë personalisht mendoje se nuk duhet të jem aty se më duket sikur e dëmtoj atë. Nuk dua të dëmtoj një protestë aq të qartë, të pastër e të ndjeshme.

Kjo protestë shërben për PD si një kohë reflektimi shumë të thellë. Ne kemi bërë protesta shumë të forta, madje më të tejmbushura sesa është sot. Kanë qenë protesta shumë të fuqishme në numra” tha Baçi në intervistën e dhënë për A2CNN.

I pyetur në lidhje me mbledhjen  e demokratëve që do të zhvillohet pasditen e së mërkurës së ardhshme, Luan Baçi tha se pritet të ketë  ripërtëritje në Sekretariatin dhe departamentet e partisë.

“Ndodhi një ripërtëritja në Këshillin Kombëtar, që besoj se do të ketë një ripërtëritje dhe në Kryesinë e Sekretariatin e PD-së, departamente, drejtues politikë. Nuk do të ketë më me vetëpropozim. Por kryetari i PD-së nominon në garë 20 anëtarë Kryesie, që duhet të jenë 2-fishi i numri i atyre që zgjidhen. Nominohen emrat për sekretarin e përgjithshëm dhe këshilli kombëtar voton, për drejtuesit e departamenteve, për sekretariatin dhe do të ketë një votim të përgjithshëm.

Ripërtëritja duhet me domosdo. PD ka kaluar një kalvar të gjatë, por 4-vjeçari i fundit do të mbahet mend gjatë në histori, për pasojat, zhvillimet, garat pa vulë pa sigël, e duke u rikonfirmuar si një parti” shtoi më tej demokrati në fjalën e tij.

Protestat e mijëra qytetarëve të cilët prej 27 ditësh zbarkojnë në Tiranë duke kërkuar ndryshim të klasës politike teksa kundërshtojnë investimet amerikanë në vend, Baçi i cilëson si ndër më të bukurat dhe të pastrat. Ndërsa shton se ndjen një lloj xhelozie që protestat janë shndërruar në madhështore me një numër të lartë pjesëmarrësish.

“Me një ndjenjë xhelozie në thonjëza, por asnjëherë nuk ka pasur protesta kaq të qarta, të pastra. Pavarësisht përpjekjeve për të monopolizuar në momente të caktuara. Kjo është një nga protesta më të veçanta që më bën të ndihem mirë, sepse deri dje kryeministri thoshte se nuk ka popull opozitar, përveç opozitës që kërkon të marrë pushtetin” u shpreh Baçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese