Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje ka vendosur t’u kthejë një përgjigje të gjithë protestuesve, të cilët prej 27 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama zgjodhi t’i përgjigjet me ironi asaj që e cilësoi si gjenerata “Gen Z”, e cila vijon protestën duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë.
Në reagimin e tij, kryeministri ironizoi kërkesën për dorëheqje, duke e kthyer atë në një listë të arritjeve që sipas tij janë realizuar gjatë viteve të qeverisjes. Ai përmend transformimin e zonave urbane dhe rurale, ndërtimin e aeroporteve, rritjen e turizmit, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, zhvillimet ekonomike, rritjen e pagave në disa sektorë, si edhe investimet në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.
"Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale. Dorëhiqu për aeroportet! Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord! Dorëhiqu për negociatat që u hapen! Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare. Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë! Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper! Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm. Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme. Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht. Ose mendoje kështu: Dorëhiqu...në 2030!", shkruan Rama.
Në fund të postimit, kreu i qeverisë e mbyll reagimin duke lënë të kuptohet se dorëheqja e tij mund të vijë vetëm në vitin 2030, shoqëruar edhe me një fotografi të një posteri ku shkruhej "Rama jep dorëheqjen", mbi të cilën ka vendosur mbishkrimi "Në 2030".
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë
Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si 'Millennials' me shpresën që "Gen Z" nuk do më denigrojë me komente.
Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.
Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).
Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.
Dorëhiqu për aeroportet!
Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!
Dorëhiqu për negociatat që u hapen!
Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.
Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!
Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!
Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.
Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.
Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.
Ose mendoje kështu: Dorëhiqu...në 2030!
Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.
