Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama largon Ervin Hoxhën, Ministrinë e Brendshme ia beson Albana Koçiut

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama largon Ervin Hoxhën, Ministrinë e Brendshme ia beson Albana
Edi Rama, kryeministër

Albana Koçiu do të jetë Ministrja e Punëve të Brendshme në këtë legjislacion të ri të qeverisë “Rama”.

Kryeministri propozoi Ministren e Shëndetësisë në krye të këtij institucioni të rëndësishëm në vendin tonë, duke përgëzuar edhe punën e bërë si ministre, por edhe si drejtoreshë e Administratës Publike për 10 vite me radhë. Duke radhitur fillimisht problematikat e ndryshme në Ministrinë e Brendshme, Rama tha:

Unë kam vendosur që të jetë një grua në krye të kësaj ministrie. E thonë në të gjithë gjatësinë e tyre, MInistria e Brendhsme nuk bën punë policore. Dhe ministri I Brendshëm nuk është kryepolici, por mbi të gjitha për një sërë nevojash të mëdha, në punët tona të brendshëm është një pikënisje e logjikshme. Ne sot dhe gjithë ditën, 35 vite transformim demografik, jemi I vetmi vend në rajon pa një sistem funksional adresash.

Të gjithë ministrat e brendshëm që kanë punuar me mua e kanë pasur në fokus, por nuk e kanë bërë. Tjetra kemi një sistem të prapambetur zjarrëfikësash, gjithmonë si një trup që merr në fund thërrimet dhe kjo ndodh sepse janë lënë si gjithë tjerat. Sot, zjarret dhe jo krimi, janë problemi ynë më I madh. Kanë ardhur edhe në Shqipëri duke kërkuar nga ne një adresim strategjik afatshkurtër dhe afatgjatë.

Ndoshta policia, ishte e natyrshëm si çeta e Ministrit të Brendshëm kur kishim 100 vrasje në ditë. Ditën kur morëm detyrën, që policat most ë shtynin më makinën dhe vetë ministrat të bënin kryepolicin. Por sot kur parametrat janë brenda normave të vendeve anëtare të BE-së dhe të tjera punë të brendshme kërkojnë aftësi të tjera, Ministria e Brendshme duhet të ngrihet në një lartësi të re, duhet të bëhet Ministri e Punëve të Brendshme dhe t’I drejtojë ato si çdo vend i BE-së.

Politikat dhe strategjitë e Punëve të Brendshme s’mund të jenë më vetëm dosje, por për të larë gojën se flenë nëpër sirtare. Dhe ne vazhdojmë që policia është me ne. Parafytyroni, që sot kur flasim, në Indonezi dhe Filipine, vendet e Bashkimit Europian, janë vënë rresht. Ka një rresht real kur të vjen radha të negociosh për punëtorë. Ne e kishim nga Ministria e Brendshme sy m’sy. Një punëtor për të ndërtuar dhe për të bërë kamarierin duhej të nisej në Malajzi.  

Nuk është puna e policisë që të zgjidhë varrezat e makinave, por e Ministrisë, e administratës. Pastaj për të mos folur për ndërtimet, për inovacionin, janë gjitha punë të brendshme të dorës së parë. Nuk mund të mbeten më në duart e disa shefave të përgjumur dhe shfaqen komplet të pamotivuar”, tha fillimisht ai.

Në fund, zgjodhi të bënte publike emrin e ministres së re, për të cilën deklaroi:

Prandaj për të adresuar këtë tematikë, në drejtimin e Ministrisë së Brendshme do të vijë Albana Koçiu, e cila ka një karrierë të gjatë në administratë. E njeh mjaft mirë Administratën Publike. Më ka krijuar mendësinë që ka kapacitetin e duhur për të qenë në krye të kësaj. E shoh të rëndësishme që Ervin Hoxha dhe Igli Hasani kanë bërë që të dy punën e tyre me seriozitet. Ata kanë vazhduar të mbajnë timonin drejtë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese