Grupi Parlamentar socialist është mbledhur këtë të hënë për tu angazhuar për "luftë kibernetike", pas një muaji të vështirë në terren por edhe në rrjetet sociale, për shkak të protestës qytetare që kërkon largimin e Edi Ramës.
Siç është raportuar nga burime brenda PS, kryeministri ka kërkuar angazhim masiv nga deputetët dhe strukturat e partisë, që të rrisin praninë me postime në të gjitha platformat sociale, në atë që Edi Rama e quan "betejë me algoritmin".
Nga një fotografi e siguruar nga neësbomb.al nga mbledhja e grupit socialist, shihet se disa nga deputetët nuk kanë pritur përfundimin e saj, por ia kanë mësyrë menjëherë në rrjetet sociale duke ulur kokat nëpër telefona.
Epo, siç ka lënë sot porosi edhe kryeministri: asnjë sekondë pasivitet...
