Hapësire reklamuese

Politikë

Ajola Xoxa sjell në jetë djalin e tyre të dytë, SPAK i jep leje kryebashkiakut Erion Veliaj ta shohë te Materniteti "Koço Gliozheni"

Shkruar nga Newsbomb
Ajola Xoxa sjell në jetë djalin e tyre të dytë, SPAK i jep
FotoArkive: Ajola Xoxa dhe kryebashkiaku Erion Veliaj

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë bërë prindër për herë të dytë. Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës ka sjellë në jetë djalin e tyre të dytë dhe lindja është kryer në Maternitetin shtetëror "Koço Gliozheni".

Menjëherë sapo ka mësuar lajmin, për ardhjen në jetë të djalit të dytë, Erion Veliaj përmes avokatëve mbrojtës i është drejtuar me shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe SPAK, për të dalë me leje të posaçme nga qelia. Leja 48 orëshe është pranuar.

Ajola dhe Erioni janë prindër edhe të një djali tjetër 7 vjeçar, Kajan, i cili ka lindur më 6 tetor 2018 dhe është fëmija i parë i tyre. Tashmë, familja është shtuar edhe me një anëtar të ri, emri i të cilit pritet të njoftohet më vonë nga çifti.

Ajola Xoxa sjell në jetë djalin e tyre të dytë, SPAK i jep
FotoArkive: Erion Veliaj, Ajola Xoxa me djalin e tyre Kajan

Fëmija i dytë i tyre vjen në një moment të vështirë dhe delikat, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK kishte depozituar kërkesën për kalimin e dosjes për gjykim disa muaj më parë.

Ai është hetuar dhe akuzohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa, si dhe disa biznesmenë të tjerë, për akuzat e korrupsionit, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Çifti ka përdorur metodën "in vitro" për këtë shtatzëni të dytë, pasi siç ka pretenduar dhe akuzuar Erion Veliaj nga qelia disa kohë më parë, presioni dhe përndjekja e SPAK ka bërë që bashkëshortja e tij të dështojë dy herë.

Ajola Xoxa sjell në jetë djalin e tyre të dytë, SPAK i jep
FotoArkive: Ajola Xoxa dhe kryebashkiaku Erion Veliaj

Gjatë një debati në sallën e gjyqit, prokurori Ols Dado ka treguar se çfarë u ka thënë kryebashkiaku oficerëve që kanë shkuar në qeli për t'i dorëzuar Erion Veliajt aktet e dosjes, duke zbuluar atëkohë edhe një fakt të panjohur më parë; se Ajola Xoxa kishte abortuar dy herë vitin e kaluar.

"Oficeri më pas ka kontaktuar me drejtues të IEVP Durrës, oficerët kanë filluar t’i sqarojnë Veliajt se përse ndodhen aty, ai ka folur me fjale  fyese, ka akuzuar se më keni shkatërruar familjen. I është drejtuar hetuesit duke i thënë ‘ky pis më ka shkatërruar familjen, abortin e dy fëmijëve të mi nuk kam për të ua falur", është shprehur në gjyq prokurori Ols Dado.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese