Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, e cila u mbajt këtë të hënë një mbledhje me dyer të mbyllura në Kryesinë e Kuvendit, ku në fokus ka qenë protesta kombëtare që po mbahet prej 30 ditësh.
U bë me dije se kryeministri i ka dhënë disa udhëzime specifike deputetëve socialistë, ku ndryshe nga herët e tjera, fokusi nuk ka qenë vetëm terreni fizik, por ai virtual.
Sipas VNA, Rama ka ngritur alarmin “luftën kibernetike” që sipas tij, po zhvillohet paralelisht me protestën që ka mbushur tashmë një muaj në shesh.
“Kjo është një luftë kibernetike që po na bëjnë palë të ndryshme. Ka shumë profile fake robot që kanë hyrë bë lojë”, ka deklaruar Rama.
Rama iu ka kërkuar deputetëve angazhim total dhe të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale, pasi sipas tij makineria e propagandës kundër qeverisë po ndihmohet masivisht nga “troll fermat” dhe profilet e rreme (bots) të automatizuara, të cilat kanë hyrë agresivisht në lojë për të krijuar një perceptim artificial të revoltës.
Ndërsa më tej, porositë për socialistët ishin të qarta, që nuk duhet të qëndrojnë pasivitet dhe të të rrisin praninë e tyre në Facebook, Instagram dhe X (Twitter), për të shpërndarë mesazhet zyrtare.
Arsyeja e shpërndarjeve në rrjetet sociale sipas kryeministri bëhet për të dëshmuar se mbështetja ndaj qeverisë mbetet e palëkundur, pavarësisht “stuhisë” virtuale.
Ndërsa kjo lëvizja e kreut të qeverisë, bëhet teksa na ndajnë pak ditë nga protesta që pritet të mbahet të shtunën dhe pritet që të ketë një masivitet. Po në atë ditë, në 4 korrik, Rama feston edhe ditëlindjen e 62-të.

