Hapësire reklamuese

Politikë

Deklarata për kryeministrin “nevrikosi” militantët e PD, Edmond Spaho u përgjigjet komentuesve: Sa herë e ke votuar Ramën? Mos lexo vetëm titullin, puno se Facebook-u s’të jep bukë

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata për kryeministrin “nevrikosi” militantët e PD,
Edmond Spaho/ foto arkive

Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho ka bërë sërish një reagim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, në përgjigje të komenteve negative e fyese ndaj tij pas deklaratës ku shprehej se nëse kryeministri tërhiqet  do i bëmte vendit një dëm të madh.

“Cfare me kenaq me shume ne fb kur bej postime, eshte lukunia e sharesve profesioniste, idioteve, trushkulurve, militanteve me diarre nga goja, te ashtuquajturit intelektuale, te cilet pretendojne qe te njohin me dhembe e dhemballe dhe japin hazer xhevap cilesimin per ty” e nis shkrimin e tij Spaho, teksa më tej përmend një komentues specifik, të cilin e quan “mik” të tijin, me emrin Ermir Armin, të cilit i drejtohet: “Ermir Armin mos lexo vetem titullin si ajo intelektualja-ish zyrtare e Edi Rames, qe dikur qante per te dhe sot revoltohet e shpreson qe do i rikthehen ditet e arta te pushtetit si anetare e Asamblese se 500 Petritave te Republikes se Re. Te lutem mos perto, avash avash zbrit pak me poshte e lexo ca rrjeshta me shume

Teksa më parë shprehet: “Te paafte per te marre pushtetin me vote, militantet e PD, me leshohen mua, sikur une po ju heq mundesine te rikthehen ne pushtet. O zot perse kjo parti eshte bere kaq komike?”

“E ben per te vazhduar te rrish ne karrige me the. Po ne cfare karrige dua une te vazhdoj te ri more i shkrete? Une kam dhene doreheqje dhe kam dale ne pension dhe nuk kthehem me ne cfaredolloj funksioni ne politike sepse kam shpetuar.

Ermir pyete vehten se cfare do ishe ti po te mos kishe fb? Si do jetoje ti pa zbrazur vrerin, inatin, xhelozine, smiren te cilat sot te japin energjine te shash sa mbare prape dhe te na premtosh Shqiperine e Re me udheheqes kokeboshe dhe te vjeter ne mendime”, ka shkruar më tej ai.

Postimi i plotë:

Cfare me kenaq me shume ne fb kur bej postime, eshte lukunia e sharesve profesioniste, idioteve, trushkulurve, militanteve me diarre nga goja, te ashtuquajturit intelektuale, te cilet pretendojne qe te njohin me dhembe e dhemballe dhe japin hazer xhevap cilesimin per ty.

Me beri pershtypje nje mik imi i cili perdori ne fb nje fjalor jashtezakonisht vulgar, sepse u ndje keq ngaqe i thashe Rames mos u dorehiq ngaqe duan flamingot qe kane dale ne bulevard.

Po edhe nese ti e ben dhembin sa gishti, Rama nuk ta leshon pushtetin se duan flamingot, mor i shkrete.

Pushteti merret me vote.

Te paafte per te marre pushtetin me vote, militantet e PD, me leshohen mua, sikur une po ju heq mundesine te rikthehen ne pushtet. O zot perse kjo parti eshte bere kaq komike?

Ne te vertete po shkruaj per nje takem tjeter, qe as me njohin e as i njoh. Ata me lehtesine me te madhe qe u jep fb, te thone hajdut, tradhetar, agjent 35 vjecar i Rames qe po kerkon karrige prej tij, sigurims, na ke rrjepur 20 vjet duke marre rrogen e deputetit, tqr, ropt ku ti kesh, cfare te mban pragu i shtepise, etj. etj.

Nje perfaqesuesi te tille qe as me njeh e as e njoh, anonim ne te dhenat e tij, por pak me i moderuar se sharesat e ndyre dhe qe perpiqej te "argumentonte" cfare plehre jam une, i dhashe pergjigjen e me poshteme:

Ermir Armin mos lexo vetem titullin si ajo intelektualja-ish zyrtare e Edi Rames, qe dikur qante per te dhe sot revoltohet e shpreson qe do i rikthehen ditet e arta te pushtetit si anetare e Asamblese se 500 Petritave te Republikes se Re.

Te lutem mos perto, avash avash zbrit pak me poshte e lexo ca rrjeshta me shume.

Me pas vere mendjen, qofte edhe pak ne pune, qe te kuptosh se cfare kam thene. Po nuk e vrave pak mendjen, kupton vetem mendjen tende Ermir.

Ato cfare kam vjedhur e xhvatur ti i di me mire se une, sepse nuk me njeh fare. Me shume nga te tjeret duhet te kem vjedhur ty, sepse cfaqesh shume i revoltuar. Me thuaj cfare te kam vjedhur, sepse jam hajdut me ndergjegje dhe do ti kthej te gjitha.

E ben per te vazhduar te rrish ne karrige me the. Po ne cfare karrige dua une te vazhdoj te ri more i shkrete? Une kam dhene doreheqje dhe kam dale ne pension dhe nuk kthehem me ne cfaredolloj funksioni ne politike sepse kam shpetuar.

Ermir pyete vehten se cfare do ishe ti po te mos kishe fb? Si do jetoje ti pa zbrazur vrerin, inatin, xhelozine, smiren te cilat sot te japin energjine te shash sa mbare prape dhe te na premtosh Shqiperine e Re me udheheqes kokeboshe dhe te vjeter ne mendime.

Aman me shuaj nje kuriozitet, vec pergjigju drejt, mos me dredho: sa here e ke votuar Edi Ramen? Nuk e ve doren ne zjarr qe e ke votuar ne te gjitha zgjedhjet qe jane bere, por ca here se fundi e ke votuar.

Te fala te gjithe atyre ne kete faqe qe me shajne, me ofendojne, me mallkojne, me sh.erdhejne tere ropt e shtepise ngaqe nuk kane mundesi tjeter si ta zbrasin vrerin dhe instiktet kafsherore, pervecse ne fb.

Edhe une ju uroj cilit do te ketij takemi, tju ndodhin te njejtat gjera ne familjet e tyre, si ato qe me kane uruar mua. Sidomos ajo shprehja kombetare shqiptare TQR. Ju siguroj qe ekzekutuesi i urimeve nuk do jem une.

Tung Ermir, perpiqu te punosh sepse fb nuk te jep buke. Mos me shih mua se une pensionist jam.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese