Hapësire reklamuese

Politikë

“Me mikun e çmuar”, Rama ndaj PAMJET e takimit me Erdogan pas Samitit të NATO-s në Ankara

Shkruar nga Newsbomb
“Me mikun e çmuar”, Rama ndaj PAMJET e takimit me Erdogan pas
Edi Rama, Erdogan

Pas përfundimit të Samitit rë 36-të të NATO-s në Ankara, kryeministri Edi Rama, ashtu si edhe u paralajmëruar, ka zhvilluar një takim me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në Pallatin Presidencial Cumhurbaşkanlığı Külliyes.  Ky takim u zhvillua në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, Rama ka ndarë momentet nga takimi me Erdogan të cilin e konsideron “mik të çmuar”.

“Ankara, Turqi – Me Presidentin e Turqisë dhe mikun e çmuar, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi, pas Samitit të NATO-s e në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar kreu i qeverisë krahë fotove.

Kujtojmë se Edi dhe Linda Rama, në datat 7 dhe 8 korrik morën pjesë në Samitin e 36-të të NATO-s në Ankara, ndërsa samiti i ardhshëm i Aleancës pritet të mbahet në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese