Hapësire reklamuese

Politikë

Beleri “ngre zërin” nga Parlamenti Europian: Shqipëria ende nuk është gati për në BE! Po sulmohet Berisha dhe Meta

Shkruar nga Newsbomb
Beleri “ngre zërin” nga Parlamenti Europian: Shqipëria
Fredi Beleri

Eurodeputeti Fredi Beleri ka shprehur kritika ndaj ecurisë së procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke deklaruar në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri se vendi nuk i ka përmbushur ende standardet për anëtarësim.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në Parlamentin Europian, Beleri ngriti shqetësime për funksionimin e sistemit të drejtësisë, zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe procesin e vettingut. Sipas tij, reforma në drejtësi ka shfaqur mangësi, ndërsa përmendi edhe raste të gjyqtarëve që janë përfshirë në procese hetimore ose gjyqësore në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Eurodeputeti u ndal gjithashtu te çështjet që lidhen me ish-presidentin Ilir Meta dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke lënë të kuptohet se ata janë përballur me padrejtësi nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Po ashtu ai theksoi se pretendimet se Shqipëria është gati për t’u bërë pjesë e BE-së nuk përputhet me aktualitetin.

“Disa thonë që Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar. Këta persona ose nuk e shohin situatën siç është aktualisht, ose kanë një imazh të gabuar të saj”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese