Hapësire reklamuese

Politikë

Zebërvoki njoftoi largimin nga Policia e Shtetit, deputetja demokrate poston VIDEON ku efektivi furnizon me ujë kolegët gjatë protestës: Shembull pozitiv

Shkruar nga Newsbomb
Zebërvoki njoftoi largimin nga Policia e Shtetit, deputetja demokrate
Zbervoki duke furnizuar me ujë kolegët

Deputetja e PD-së, Ina Zupa ka reaguar pasi efektivi Marius Dervishi i njohur për publikun si Zebërvoki, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në Policinë e Shtetit.

Zhupa shkruan se me dorëheqjen e tij, Zebërvoki tregoi se është një punonjës shembullor i policisë së Shtetet dhe ka integritet.

Një shembull pozitiv i një punonjësi të policisë që distancohet nga kriminaliteti i kupolës së policisë dhe sjellja represive anti qytetare.

Trupa e policisë ka edhe punonjës shembullor, ka dhe njerëz me integritet dhe kjo dorëheqje e tregoi njërin prej tyre”, shkruan Zhupa.

Por vetë Derishi, njoftoi se vendimin e ka marrë vetëm pas protestave të regjistruara në vend ku qytetarë të shumtë janë duke “hedhur baltë” mbi uniformat blu lidhur me mënyrën se si ata janë duke i menaxhuar përplasjet me protestuesit.

Përmes një postimi në “Instagram” Zebërvoki thekson se do të dorëzojë dorëheqjen gjatë ditëve të vijim, duke sqaruar më tej se ky vendim i marrë prej tij nuk lidhet me pakënaqësitë ndaj profesionit apo kolegëve, por me mënyrën se si sipas tij perceptohet dhe trajtohet puna e policisë nga qytetarët.

Ai shprehet se është ndjerë i demoralizuar nga përgjithësimet që i bëhen uniformës blu, duke theksuar se shpesh anashkalohet puna e përditshme e efektivëve dhe vështirësitë me të cilat ata përballen në terren.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese