Hapësire reklamuese

Politikë

Protestat vijojnë prej 34 ditësh, Rama zgjedh të tregojë një tjetër fytyrë të Tiranës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Protestat vijojnë prej 34 ditësh, Rama zgjedh të tregojë
Pamje nga protesta-turistet ne Tirane

Prej 34 ditësh protesta e qytetarëve vijon të jetë pjesë e përditshmërisë së kryeqytetit. Të nisura që në ditën e parë të muajit qershor, tubimet janë zhvilluar çdo pasdite para godinës së Kryeministrisë, për t'u shtrirë më pas në rrugët kryesore të Tiranës, ku qindra qytetarë marshojnë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, në ditët e fundit protestat janë intensifikuar edhe më tej. Krahas tubimeve të pasdites, qytetarët janë mbledhur edhe gjatë paradites përpara Kuvendit, ku nuk kanë munguar as tensionet dhe përplasjet me Policinë.

Teksa Tirana zgjohet për të 34 ditë radhazi me klimën e protestave që kanë dominuar jetën politike dhe publike të vendit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përcjellë një panoramë krejt tjetër nga kryeqyteti.

Mëngjesin e kësaj të premte kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqen dhjetëra turistë duke vizituar sheshet, rrugicat dhe atraksionet kryesore të Tiranës.  

“MIRËMËNGJES dhe me një ditë të zakonshme turistësh në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese