Hapësire reklamuese

Politikë

8 ditë nga koncerti i Kanye West, ministri Blendi Gonxhja publikon pamjet nga punimet në kantier, thirrja: Siguro biletën tani

Shkruar nga Newsbomb
8 ditë nga koncerti i Kanye West, ministri Blendi Gonxhja publikon pamjet
Pamjet nga kantieri i ndërtimit

Teksa na ndajnë vetëm 8 ditë nga koncerti i artistit me famë botërore Kanye West, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka publikuar pamje nga punimet për ndërtimin e stadiumit provizor ku do të zhvillohet koncerti.

Në pamjet e publikuara nga Gonxhja shihet se një pjesë e tribunave të stadiumit kanë marrë formë, ndërsa punimet vijojnë me intensitet.

Po ashtu, ministri u ka bërë thirrje të gjithë personave që ende nuk kanë siguruar biletën për koncertin, të mos e lënë blerjen për momentin e fundit, por ta sigurojnë atë që tani.

Postimi i plotë:

8 ditë nga momenti që Shqipëria do të hyjë në histori!

Kanye West

 EAGLE Stadium, Kashar

11 Korrik

Nëse ende po mendon “e marr më vonë”… kjo është shenja jote.

Siguro biletën TANI në yealbania.com dhe mos e lër FOMO-n të të godasë pasi të shohësh story-t e të tjerëve.

See you in the pit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese