Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama: Nëna që pret shërbim në spitale dhe s’e merr ndihet e poshtëruar, por po ndërhyjmë në sistem, s’ka nevojë për “plumb ballit” (MESAZHET)

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama: Nëna që pret shërbim në spitale dhe s’e merr
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama duke folur sot për funksionimin e administratës pranon se në disa sektorë ka ngadalësuar, për shkak të elementëve të administratës që shtojnë pakënaqësinë e qytetarëve. Ai mori rastin e një nene që shkon në spital për të marrë shërbim, që zgjohet që në 5 të mëngjesit, e nuk arrin të marrë atë shërbim. Ajo nënë ndihet e poshtëruar tha Rama, dhe del në protestë sepse e ndjen veten të tërhequr zvarrë sic ndodhi ai incident i shëmtuar atje.

“Nuk ka nevojë të tërhiqen zvarrë të gjithë njerëzit që kanë dicka për të thënë. Mjafton të tërhiqet njëri zvarrë sic ndodhi me atë momentin skandaloz. Sepse kjo rezonon me të tërën. Kjo nëna nuk tërhiqet zvarrë fizikisht por ndjehet pjesë nga mënyra sesi sillet ky mjek. Sepse me të drejtën e zotit dhe që kanë kontribuar për vendin, kërkojnë shërbime”, tha Rama.

Por duke folur për sistemin dhe mënyrën sesi funksion, kjo nuk bëhet me “plumbin ballit” apo me “prerje kokash në gijotinë” siç po dëgjojmë së fundi tha Rama, por me reforma të cilat kanë kohë që kanë filluar. “Gijotinën e përdori Franca me mijëra vite më parë dhe ka ardhur sot në sitemin model. Tek ne nuk ka nevojë për këto, sepse jemi duke ecur në reformën digjitale”, tha kryeministri.

Pjesë nga fjala e kryeministrit

Një nënë e vjetër shkon në spital për të marrë shërbim që në 4 apo 5 të mëngjesit, atje e vetme. Në pritje të mjekut. Mjeku i cili vjen me vonesë një orë, nuk ka kohë, sepse bën 4 a 5 kontrolle. Dhe kjo grua ka të drejtë të revoltohet. Kjo grua del në protest sepse është e fyer, dhe fyerje është fjalë e lehtë sepse fyerja ndodh një herë. Ky është një poshtërim. Dhe ndjenja e poshtërimit nga shteti yt, nga njerëzit që paguhen për të të shërbyer, është një ndjenjë që mjafton të bësh një përpjekje të vogël për të vënë veten në atë pozitë, për të kuptuar se është kulmi. Dhe njerëzit nuk ndjehen të fyer dhe poshtëruar thjesht se nuk zgjidhin dot hallin, sepse jo cdo hall është I zgjidhshëm në rrugë administrative, sepse ka halle që zgjidhen në rrugë gjyqsore, sepse nëse do të bëheshim të tillë, do të bënim pesë të mira, e pesë mijë të keqija. Përtej faktit, ai mjeku nuk është I detyruar me ligj, as me zakon që të shëroj një sëmundje të pashërueshme. Por ai mjeku është I detyruar që juve të sëmurëve tju ofrojë komfortin që vjen nga njerëzillëku. Mungesa e njerëzillëkut është një mungesë që njerëzit nuk janë të disponuar ta tolerojnë. Dhe natyrisht që këta nuk janë shumica për fat të mirë, sepse ne nuk mjaftohemi vetëm me cfarë shohim në raporte, sic mendojnë disa. Ne bëjmë përpjekje për të kuptuar si funksionon administrate edhe kur është jashtë vemendjes sonë, si funksionon një spital edhe kur nuk shkoj unë se e di që përgatiten. Me strukturnë e antikorrupsionit dhe ndihmën e mekanizmave të tjerë ministrja ndjek ecurinë e këtyre marrëdhëniëve, edhe me kontrolle të palajmëruara. Dhe nuk rezulton që në spitale norma, ose normalja është që thashë për atë mjekun. Por nuk ka rëndësi, sepse mjafton ti ndodhë dikujt, nuk ka nevojë të tërhiqen zvarrë të gjithë njerëzit që kanë dicka për të thënë. Mjafton të tërhiqet njëri zvarrë sic ndodhi me atë momentin skandaloz. Sepse kjo rezonon me të tërën. Kjo nëna nuk tërhiqet zvarrë fizikisht por ndjehet pjesë nga mënyra sesi sillet ky mjek. Sepse me të drejtën e zotit dhe që kanë kontribuar për vendin, kërkojnë shërbime. Ta konstatosh dhe të jesh I vetëdijshëm është I rëndësishëm. Dhe për mua, unë jam në përpjekje për të parë nga jashtë rrethit të ngushtë. Por të veprosh për ta ndryshuar këtë është shumë më komplekse sesa mendohet. Ashtu sic lufta ndaj korrupsionit, nuk është cështje burgu, apo varje në litar sic ka filluar të gjenerohet së fundi. Duhet që sistemi të të mbrojë. Dhe fiks ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe që humbet në mjegullën dhe tymin e shumë gjërave që bëhen bashkë, është që sistemi për herë të parë po Lufton me korrupsionin. Është e kundërta e asaj që thuhet padiava. Sistemi po e Lufton dhe jo voluntarizmi. Është si një therrje në sytë e të gjithëve që krijon turbullirë, ndjenjën e pisllëkut. Sepse kjo gjë po ndodh. Po hyhet aty ku nuk është hyrë kurrë që nga krijimi I shtetit shqiptar. Dhe kjo nuk është një arsye për të kërkuar gijotinën. Sepse të gjitha sistemet që në fund përfunduan në ferr për popujt që u ekzaltuan nga ideja e drejtësisë së aty për aty, dhe se shkuan te plumbi ballit apo gijotina na kanë mësuar që kjo e demokracisë dhe e balancimit të pushteteve dhe krijimit të një sistemi që garanton gjithkënd madje edhe të akuzuarin, është e vetmja rrugë për të garantuar brezat. Po zgjatem në këtë pikë sepse dua të jem shumë i qartë me të gjithë. Besoj që e kam sot mundësinë që nga maja e kësaj eksperience goxha vjecare, them në fund të ditës ajo që është e rëndësishme për shtetndërtimin nuk është episodi, por tërësia e hapave që hidhen me durim dhe pa zhurmë. Episode nuk bëjnë sistemin. Dhe besimi im pse Shqipëria mund ta kapërcejë me një shpejtësi të pazakonshme atë që është koha e domosdoshme për ta ndërtuar sistemin lidhet me faktin që sot jetojmë me teknologjinë artificiale. Franca ka një nga mekanizmat më kompleksë të funksionimit të shtetit. Por për të ardhur aty Franca ka prerë koka e ka derdhur lumenj gjaku, ka shkatërruar veten e të tjerët për shumë kohë. Dhe e njëjta gjë është për vendet që janë avangardë. Vijnë nga shumë larg. Ne jemi në embrion dhe kërkojmë të jemi sot një vend që pranohet në BE se ka një administratë me standartet e BE. Ama kemi digjitalizimin që na bëri një gjë shumë të madhe, që sot njerëzit e kanë harruar dhe sot pjesa dërrmuese e të rinjve që ndjehen të papërfillur apo në nevojën për të protestuar as e dinin që ka ekzistuar. Digjitalizimi na hoqi rradhat për të marrë një copë letër e të bëhemi një nga vendet e para me numrin e madh të shërbimit që merret nga telefoni. Digjitalizimi bëri që ata që janë jashtë vendit i marrin shërbimin nga telefoni. Pushimet e emigrantëve deri para ca vitesh ishin mes plazhit dhe radhave në sportele. Para pak ditësh mbaroi puna titanike e milingonave për të digjitalizuar kadastrën, kartelat, dokumentacionin, hartat me mbështetjen e BE dhe Brenda afatit sipas planit dhe afatit që ne i kemi venë vetes me negociatat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese