Hapësire reklamuese

Rajoni

Asnjë kontakt me familjen që prej së shtunës, gjenden të PAJETË tre shqiptarët e Kosovës, makina ishte fundosur në lumë

Shkruar nga Newsbomb
Asnjë kontakt me familjen që prej së shtunës, gjenden
Ejup Ternava, Fatmire Shabani, Cennet Ternava

Tre shqiptarët e Kosovës të cilët rezultonin të zhdukur që prej së shtunës, janë gjetur fatkeqësisht të vdekur. Autoritetet kanë konfirmuar se Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani kanë humbur jetën, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u gjet i fundosur në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut.

Mediat maqedonase raportojnë se pas nxjerrjes së automjetit nga uji, autoritetet konfirmuan se brenda tij ndodheshin trupat e pajetë të tre personave. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.

Kujtojmë se tre viktimat nga Vushtrria humbën kontaktet me familjarët mbrëmjen e së shtunës, pasi u larguan nga aeroporti i Shkupit. Pas zhdukjes autoritetet maqedonase nisën një operacion kërkimi si edhe familjarët apeluan për ndihmë edhe nga qytetarët.

Newsbomb.al u shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese