Punimet e kryera së fundmi në pikën kufitare Hani i Elezit-Bllacë, dyshohet të ketë qenë shkaku kryeosr i aksidentit fatal që u mori jetën 3 shqiptarëve nga Kosova.
Mediat vendase raportojnë se automjeti ka devijuar nga rruga dhe ka rënë nga 20 metra lartësi në autostradën e cila thuhet se ishte e papërfunduar.
Siç e konfirmoi dhe i afërmi i viktimave, bëhet me dije se shoferi i ndjerë Ejup Tërnava nuk ishte në dijeni të punimeve dhe për pasojë mësohet se nuk ka arritur të frenojë në kohë.
Për rrjedhojë, makina me të cilën udhëtonte Ejupi së bashku me motrën e tij Fatmiren dhe bashkëshorten Xheneta, ka rrëshqitur nga më shumë se 20 metra lartësi duke përfunduar buzë auostradës, çka rezultoi fatale për të 3 personat që ishin në makinë.
Siç mund të shikohet dhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga TV21, 2 ditë pas aksidentit tragjik, në vendngjarje shikohen copat e makinës së aksidentuar dhe njolla gjaku në mes të rrugës.
Bëhet me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të rastit. Ndërsa trupat e viktimave pritet të transferohen nga Shkupi në drejtim të Kosovës, aty ku do të prehen të 3 familjarët.
PAMJE nga vendngjarja:

