Një grua e moshuar ka humbur jetën në fshatin Koshare të Ferizajt, pasi u gjet pa shenja jete në një pus. Viktima është identifikuar si Nagji Jashari, 71 vjeç.
Ngjarja është raportuar ditën e sotme ku policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve dyshohet se e moshuara ishte hedhur në pus. Familjarët kanë tentuar ta nxjerrin, por pa rezultat, duke kërkuar ndihmën e zjarrfikësve. Pas nxjerrjes, ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen në vend.
Familjarët kanë deklaruar se viktima kishte probleme shëndetësore prej rreth dy vitesh dhe ishte nën trajtim psikiatrik.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Hetimet janë ende në vazhdim.
