Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Mimoza Ahmeti flet për herë të parë nga fitorja e “Ferma Vip 3”: Unë as nuk e dija çfarë ishte “Prime”, ta dija se ishte aq vështirë do hezitoja të hyja

Shkruar nga Newsbomb
Mimoza Ahmeti flet për herë të parë nga fitorja e
Mimoza Ahmeti

Fituesja e “Ferma Vip 3” njëherazi shkrimtarja dhe autorja e njohur, Mimoza Ahmeti ka rrëfyer rrugëtimin e saj në këtë format televiz, duke zbuluar se po të ishte në dijeni të vështirësive të përjetuara gjatë ditëve, do hezitonte  të merrte pjesë. Ndërsa ka zbuluar se ajo nuk ia kishte idën formateve të tilla e as nuk kishte dëgjuar fjalën “Prime”.

Duke folur për ditët e kaluara në bashkëjetesën me dhjetëra persona të tjerë, ku secili prej tyre ka karakter të ndryshëm, Mimoza thotë se personat ishin në garë për çmimin e madh dhe shpesh iu duhej që të ngjallnin debat.

“Nuk duhet të harroja që isha një një “reality”, ku mund të nxirrja të gjitha bagazhet e  mia. Por isha edhe një “shoë” që kërkonte patjetër tema, që ndonjëherë na duhej ta nxirrnim edhe nga hiçi. Nuk është se luanim rol, por roli luante veten, sepse ishte një çmim midis. Dhe për këtë çmim ishim të gjithë tendenciozë, që secili ta merrte.

Donte shumë dashuri që të pranoje vlerën e tjetrit, sepse vlera e tjetrit ishte një kredit në rrugën drejt çmimit. Prandaj, për një pjesë të publikut, një pjesë e madhe e fermerëve kanë dalë njerëz me karakter të luhatur, me qëndrime jo forte fisnike në marrëdhënie” tha Mimoza në intervistën e dhënë për Quo Vadis në “Vizion Plus”.

Po ashtu, autorja tha se programi i kaloi pritshmëritë e saj, duke theksuar se ajo e kishte imagjinuar rrugëtimin si një “shëtitje” por realiteti i rezultoi ndryshe. Ndonëse mijëra njerëz e adhuronin për sinqeritetin dhe të qenurit vetvetja në një program, Mimoza i kujton disa nga momentet e kaluara brenda fermës si gafa të pashpjegueshme.

Ndonëse tregon se nuk ia ishte idenë programe të tilla, madje as nuk e kishte dëgjuar fjalën “Prime”, Mimoza arriti të fitonte zemra e publikut e të rrëmbente çmimin e madh prej 129 mijë euro nga spektakli.

“Jo vetëm moment i gjumit. Sepse unë nuk e konceptoja që çdo dhomë dhe gjatë gjithë kohës ishim në kamera. Dhe kur shkova të flija, pastaj e kuptova. Se po më thoshin është “prime”, duhet të ngrihesh.  Mirëpo unë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, sepse nuk kisha parë ndonjëherë një format të tillë. “Primer” kisha dëgjuar kohët e fundit që është një shtresë kremi që vendoset në fytyrë. Edhe u thash “prime kam unë” shtoi më tej fituesja e “Ferma Vip 3”.

Pjesë nga intervista:

Mimoza Ahmeti: Një gjë ishte e vërtetë, që grindjet tona ishin objekt i “Prime”. Dhe pa ato,  nuk kishe se çfarë diskutoje. Sepse unë vërtet mund ta përthithja spektatorin me bisedat në kamera, gjë që nuk e kam bërë intensivisht, por e kam bërë.

Por ajo çfarë ishte e domosdoshme ishte që duhej një temë që buronte nga një mospajtim midis fermerëve. Ndonjëherë sherri ishte një thesar. Sepse do krijonte debat, prej të cilit do dilnin opsione mendimi, të cilat mund të ishin të finalizuara, ose të hapura. Por që ishin shumë të nevojshme për të gjithë spektaklin.

Nuk duhet të harroja që isha një një “reality”, ku mund të nxirrja të gjitha bagazhet e  mia. Por isha edhe një “show” që kërkonte patjetër tema, që ndonjëherë na duhej ta nxirrnim edhe nga hiçi. Nuk është se luanim rol, por roli luante veten, sepse ishte një çmim midis. Dhe për këtë çmim ishim të gjithë tendenciozë, që secili ta merrte. Donte shumë dashuri që të pranoje vlerën e tjetrit, sepse vlera e tjetrit ishte një kredit në rrugën drejt çmimit. Prandaj, për një pjesë të publikut, një pjesë e madhe e fermerëve kanë dalë njerëz me karakter të luhatur, me qëndrime jo forte fisnike në marrëdhënie.

Ahmeti: Fillimisht mu duk e lehtë, thashë: Kjo do jetë një shëtitje në fermë. Nuk e mendoja të ishte ajo që pashë dhe gjeta aty. Pata disa gafa që vinin ngaqë nuk orientohesha dot fare.

Borakaj: Për shembull, moment i gjumit?

Ahmeti: Jo vetëm moment i gjumit. Sepse unë nuk e konceptoja që çdo dhomë dhe gjatë gjithë kohës ishim në kamera. Dhe kur shkova të flija, pastaj e kuptova. Se po më thoshin është “prime”, duhet të ngrihesh.  Mirëpo unë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, sepse nuk kisha parë ndonjëherë një format të tillë. “Primer” kisha dëgjuar kohët e fundit që është një shtresë kremi që vendoset në fytyrë. Edhe u thash “prime kam unë”.

Më e forta ishte kur kërkonin Rafaelën, që i thërrisnin “Fairy”, unë sapo kisha vënë një ilaç enësh në lavaman edhe u thashë atyre që “Fairy-n e çova në lavaman”.  Dhe këta e kërkonin atje, të çuditur, dhe pastaj gjejnë ilaçin. Kisha vështirësi në mbajtjen mend të emrave, m’u desh shumë kohë të përshtatesha. Shumë e vështirë ishte dhe po ta dija se ishte aq e vështirë, do kisha hezituar shumë të hyja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese