6 ditë nga tërmetet shkatërruese të cilat i morën jetën mijëra qytetarëve dhe lanë të plagosur me dhjetëra mijëra të tjerë, mësohet se ka ndodhur një tjetër mrekulli pasi është nxjerrë i gjallë nga rrënojat një djalë 3-vjeçar.
Lajmi i mirë është mësuar përmes një videoje të publikuar nga Mbrojtja Civile e Jordanisë e cila tregon operacionin dramatik të shpëtimit të djalit që prej ditësh kishte ngecur i bllokuar nën rrënoja.
Siç mund ta shikoni dhe në videon e mëposhtme, ekipi i shpëtimit vërehet duke nxjerrë me kujdes fëmijën. Në momentin kur e nxjerrin atë nga rrënojat shëndoshë e mirë, ata shpërthejnë në brohoritje dhe duartrokitje.
Pas kësaj mësohet se fëmija është transferuar me ambulancë për në spital dhe për t’iu nënshtruar analizave të nevojshme mjekësore.
Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga qeveria, mësohet se numri i të vdekurve ka tejkaluar 1,700, ndërsa kërkimet në rrënoja vazhdojnë ndërsa autoritetet vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar.
Kujtojmë se kjo është e disata herë që ekipet e shpëtimit shpëtojnë fëmijë të cilët kishin ngecur në rrënojat e ndërtesave që u shkatërruan nga tërmeti i ndodhur mbrëmjen e 24 qershorit.
Momenti i shpëtimit të djalit 3-vjeçar:
#ÚLTIMAHORA Rescatistas de Jordania sacaron con vida a un niño de 3 años tras cinco días bajo los escombros en La Guaira https://t.co/jwI4brYUIg pic.twitter.com/wS7Y05Jsek
— Monitoreamos (@monitoreamos) June 30, 2026

