Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Greqia “shkundet” nga 3 tërmete të njëpasnjëshme, e gjitha ndodhi për 9 minuta

Shkruar nga Newsbomb
Greqia “shkundet” nga 3 tërmete të
Foto e marrë nga protothema.gr

Tre tërmete të njëpasnjëshme kanë tronditur Atikën e Greqisë paraditen e kësaj të diele.

Sipas mediave vendase, mësohet se lëkundja e parë ishte me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 6 kilometra në jug të Prokopio, Evia.

Ndërsa, nga dy tërmetet e tjera pasuese që preknë të njëjtën zonë, më i forti thuhet se ka qenë 5.2 ballë të shkallës Rihter.

Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda 9 minutave.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar dhe profesori i sizmologjisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut, Costas Papazachos, i cili tha se Evia veriore është një zonë me shumë çarje aktive.

“Vibracionet sizmike nuk janë shkak për shqetësim”, theksoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese