Hapësire reklamuese

Rajoni

Çifti nga Kosova “shndërroi” 18 milionë euro në ar, auotritetet italiane godasin grupin e sofistikuar të pastrimit të parave të drogës

Shkruar nga Newsbomb
Çifti nga Kosova “shndërroi” 18 milionë euro
Foto ilustruese

Autoritetet italiane kanë “goditur” dy skema të krimit të organizuar, prej ku është zbuluar një rrjet i sofistikuar i pastrimit të parave, i cili 18 milion euro të përfituara prej trafikut të drogës, i shndërroi në shufra ari në mënyrë që të fshihte origjinën e tyre.

Operacioni u zhvillua mes Italisë dhe Kosovës, dhe solli sekuestrimin e pasurive në vlerë 2 milionë euro, si edhe nxori në pah lidhje me trafikun  ndërkombëtar të narkotikëve. Ky operacion u zhvillua nga Fiamme Gialle e Milanos dhe SCICO e Romës, në bashkëpunim me Xhandarmërinë Kombëtare Seksionin e Analizës dhe Kërkimit të Marsejës, përmes koordinimit të Eurojust dhe Europol. Dhe sipas mediave italiane është i lidhur me një tjetër operacion të kryer në 2025-ën, përmes së cilit u sekuestruan asete të tjera me vlerë mbi 30 milionë euro.

Sekuestrimi i aseteve në Kosovë, erdhi pas kontrollit të aseteve të kryera nga Guardia di Finanza, e cila këqyri disponueshmërinë e e llogarive rrjedhëse, aktivitetet tregëtare, pasurittë e paluajtshme dhe makinat luksoze të mbajtura jashtë italisë prej një  çifti qytetarësh nga Kosova, të cilët banonin në provincën e Alessandrias, e që ishin hetuar në Itali për pastrim parash, e u arrestuan shtatorin e kaluar në Francë. Sepse u gjetën në posedim të mbi 50 kg shufra ari me cilësi të lartë , të fshehura në një fund improvizuar të makinës së tyre.

Në veçanti, aktivitetet hetimore kanë bërë të mundur përcaktimin se si paratë e drogës të mbledhura në Francë , të vlerësuara në jo më pak se 18 milionë euro gjatë 10 muajve nën hetim, dikur të përqendruara në shtëpinë e çiftit që jetonte në provincën e Alessandrias, u shndërruan në shufra dhe fletë ari me vlerë përkatëse me bashkëpunimin e individëve që veprojnë në sektorin e shkrirjes dhe transformimit të metaleve të çmuara të vendosura midis Lombardisë dhe Piemontes, raportojnë mediat italiane.

Pasi paratë “shndërroheshin” në shufra ari, fshehja e tyre bëhej më e lehtë për transportin e mëvonshëm në Kosovë, Turqi dhe Marok.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese