Hapësire reklamuese

Rajoni

Operacion kundër krimit të organizuar në Kosovë, arrestohen 9 persona! Sekuestrohen armë dhe para (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Operacion kundër krimit të organizuar në Kosovë, arrestohen
Policia e Kosovës gjatë aksionit

Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar, është zhvilluar këtë të mërkurë në Kosovë. Policia kosovare bën me dije se arrestuan nëntë persona dhe u bastisën 21 lokacione ndërsa u gjetën edhe 15 mijë euro.

Po ashtu autoritetet sekuestruan automjete, autobotë për derivate, armë, municion dhe prova të tjera materiale.

Nëntë personat e arrestuar akuzohen për veprat penale: për veprat penale: shpëlarje parash, kontrabandim mallrash në bashkëkryerje, pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, dokumente të rreme lidhur me tatimin dhe shmangie nga tatimi.

Bëhet fjalë për: Gazmend Quni, Skender Kelmendi, Faruk Mazrek, Naser Morina, Korab Visoka, Dashnim Miftari , Muhamet Mazrek, Fatmir Visoka, Adem Morina, Feriz Mazrek, Nysret Bajraktari.

Ndërsa detaje të reja pritet që të dalin në orët në vijim në lidhje me këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Komunikatë e përbashkët e Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës, Doganës dhe ATK-së

OPERACIONI KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR, ARRESTOHEN 9 PERSONA

Prishtinë, 01 korrik 2026- Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e 9 personave.

Bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kryer kontrolle në 21 lokacione.

Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit është gjetur dhe sekuestruar:

·       15 mijë euro;

·        5 vetura;

·        5 autobot për transport të derivative;

·        2 armë zjarri;

·        54 fishekë;

·        Pajisje elektronike;

·        Dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relavante për rastin

301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Në këtë operacionin policor kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë, Doganës dhe ATK-ja.

Hetimet e përbashkëta kanë çuar në arrestimin e F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale:

·        Shpëlarje e parave;

·        Kontrabandimi I mallrave në bashkëkryerje;

·        Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;

·        Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe

·        Shmangie nga tatimi.

Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore. Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese