Hapësire reklamuese

Rajoni

Tragjike në Greqi! 6-vjeçari gjendet i pajetë buzë pishinës, mamaja shqiptare po pastronte kur pa të birin të vdekur

Shkruar nga Newsbomb
Tragjike në Greqi! 6-vjeçari gjendet i pajetë buzë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në komunën Pylos-Nestor, në Messinia të Greqisë ku mësohet se një djalë 6-vjeçar humbi jetën tragjikisht pasi u mbyt në një pishinë.

Sipas raportimeve të bëra nga mediat greke, mësohet se mamaja e të miturit e cila është me origjinë shqiptare, ka qenë duke punuar pasi ajo punonte si pastruese në një godinë dy katëshe në zonë, ku papritmas është përballur me tragjedinë.

Djali i saj u gjet pa shenja jete në pishinë. Paraprakisht raportohet që ngjarja të ketë ndodhur teksa mamaja e tij afro 32-vjeç, të ketë qenë duke pastruar në katin e sipërm të godinës, ndërsa djali i saj luante buzë pishinës.

Deri më tani, i mituri nuk është identifikuar akoma. Ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese