Papa Leo u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të bëjnë më shumë për mbrojtjen dhe integrimin e emigrantëve.
Komentet e tij u bënë gjatë një vizite njëditore në ishullin italian të Lampedusës, një nga pikat kryesore të mbërritjes së emigrantëve që rrezikojnë kalimin e rrezikshëm të Detit Mesdhe nga Afrika drejt Evropës.
“Evropa është e aftë ta adresojë krizën në këtë rajon në një mënyrë gjithëpërfshirëse, duke integruar përpjekjet e ndihmës së menjëhershme në një plan strategjik afatgjatë të aftë për të pritur, mbrojtur, mbështetur dhe integruar emigrantët”, tha ai.
Papa Leo theksoi gjithashtu se krahas mbështetjes për emigrantët, duhet të ndihmohen edhe vendet në zhvillim në mënyrë që askush të mos detyrohet të emigrojë.
Gjatë vizitës, Papa Leo u lut në një varrezë të emigrantëve, u takua me migrantë në port dhe kremtoi meshën në ishull.
"Nga ky cep i largët i Evropës në Detin Mesdhe, mund të perceptohet më qartë sfida e madhe që fenomeni i migrimit paraqet për shoqëritë evropiane", u tha Leo.
