Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Të shkosh mes pushuesve dhe të brohorasësh 'Rama jep dorëheqjen", Pjerin Ndreu për turizmin dhe protestën: Prishje imazhi

Shkruar nga Newsbomb
"Të shkosh mes pushuesve dhe të brohorasësh 'Rama jep
Pjerin Ndreu

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i ftuar në emisionin "Repolitix", në Report TV, deklaroi se protestat kanë ndikuar në ritmin e rritjes së turizmi dhe kjo ka sjellë anulime rezervimesh.

Pavarësisht situatës dhe rënies së numrit të vizitorëve Nderu tha se Shëngjini vijon të mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara, jo vetëm nga vendasit por edhe të huajt.

Ai nuk la pa përmendur edhe disa episode gjatë protestave në Shëngjin, duke i quajtur të papërshtatshme për një zonë turistike, pasi ndikon më prishjen e imazhit të vendit.

"Do të kishim pretenduar të ishim akoma më lart. Është shumë e saktë ajo që ka thënë qeveria, që ne kemi çeduar në rritje, jo në pjesëmarrjen reale. Të paktën lajmet që janë shpërndarë për Lezhën, në mënyrë kategorike, nuk kanë thënë asnjëherë një lajm të vërtetë.

Për hir të një mllefi kundër Edi Ramës, gjithçka tentohet të paraqitet sikur po shkatërrohet. Të shkosh mes pushuesve dhe të brohorasësh 'Rama jep dorëheqjen', kur turistët kanë ardhur për të pushuar, është pa lidhje",- tha Ndreu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese