Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Kanye West në Shqipëri event i përmasave ndërkombëtare”, Gonxhja: Mundësi e madhe për promovim

Shkruar nga Newsbomb
“Kanye West në Shqipëri event i përmasave
Kanye West

Vijon puna intensive për ndërtimin e stadiumit provizor që do të përdoret për koncertin e madh të Kanye West më 11 korrik në Tiranë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se është zhvilluar një takim ndërinstitucional për të koordinuar të gjitha masat e nevojshme që lidhen me organizimin dhe sigurinë e eventit.

Ai e ka cilësuar këtë spektakël si një mundësi të veçantë për të promovuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, duke rritur interesin turistik dhe duke ndikuar pozitivisht në ekonominë vendase. Sipas Gonxhes, ky është një hap i rëndësishëm për ta pozicionuar vendin si destinacion të besueshëm për evente të mëdha kulturore e artistike.

YE në Tiranë! Kenye West në show më të madh ndonjëherë në vend! 11 korrik në Kashar, LIVE! Në takimin organizativ ndërinstitucional për parapërgatitjet e koncertit të Kanye West në Shqipëri, për të diskutuar dhe koordinuar të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së këtij eventi të përmasave ndërkombëtare, i cili përfaqëson jo vetëm një moment të rëndësishëm për industrinë e artit dhe argëtimit në vend, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën globale, rritjen e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Ky është një tjetër hap për ta konsoliduar Shqipërinë si një destinacion të besueshëm dhe konkurrues për organizimin e eventeve të mëdha ndërkombëtare, duke ofruar standarde të larta sigurie, organizimi dhe mikpritjeje”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese