Hapësire reklamuese

Aktualitet

A do i shërbejë Gjadri Italisë? Europa miraton rregulloren e riatdhesimit për emigrantët nga vendet e treta, Meloni e lumtur për arritjen e saj

Shkruar nga Newsbomb
A do i shërbejë Gjadri Italisë? Europa miraton rregulloren e
Meloni, Rama

Italia ka shënuar sot një fitore të rëndësishme në nivel evropian. Parlamenti Evropian miratoi rregulloren e re për riatdhesimet, një vendim që kryeministrja Giorgia Meloni e cilësoi si historik. Në një video të publikuar nga ku po zhvillohet samiti i G7-s, Meloni theksoi se ky rezultat është fryt i punës së qeverisë italiane dhe se rregullorja e re do të lejojë kthimin më të shpejtë të personave pa të drejtë qëndrimi në BE.

Ajo shtoi se rregullorja hap rrugën për krijimin e qendrave të riatdhesimit në vende të treta, duke ndjekur modelin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Sipas saj, kjo është një zgjidhje inovative që fillimisht u kundërshtua nga e majta, por tani është bërë një instrument i vlefshëm për të gjithë Evropën.

Meloni nënvizoi se objektivi i qeverisë është të mbrojë kufijtë, të ulë ndjeshëm zbarkimet e emigrantëve, të luftojë trafikantët e njerëzve dhe të riatdhesojë menjëherë ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë. “Ne u premtuam italianëve se do ta ndryshonim Evropën dhe e kemi bërë këtë me guxim e vendosmëri. Nuk do të ndalemi, do të ecim përpara”, përfundoi Meloni.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese