Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tufa e dhive i bashkohet protestës së qytetarëve në ditën e 18-të, protestuesit u japin për të ngrënë para Kryeministrisë (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Tufa e dhive i bashkohet protestës së qytetarëve në
Pamje nga protesta

Në ditën e 18 të protestës kundër investimeve amerikane në Zvërnec, ku hapësira më e madhe e kohës iu dedikua fjalimeve të të moshuarve, tubimi është organizuar ndryshe nga ditët e tjera.

Ashtu siç raportoi newsbomb.al, protesta e sotme ndryshe nga 17 ditëve mëparshme startoi në orën 19:00, orar i cili ishte paralajmëruar që dje. Ndërkohë që sot qytetarët kanë vendosur që të marrin në protestë bagëtitë e tyre, më konkretisht dhi, në simbol për ruajtjen dhe mbrojtjen e flamingove.

Gjatë protestës të mbajtur poshtë zyrës së kryeministrit, të pranishmit janë parë duke u kujdesur për bagëtitë e marra me vete sot.

Si zakonisht, minutat e fundit të protestës para Kryeministrisë po afrojnë, ndërsa pritet që rreth orës 21:30 qytetarët e pranishëm të nisin me marshimin e tyre nëpër kryeqytet.

Tufa e dhive i bashkohet protestës së qytetarëve në
 
Tufa e dhive i bashkohet protestës së qytetarëve në
 
Tufa e dhive i bashkohet protestës së qytetarëve në
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese