Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia Kufitare e Durrësit “bingo” dy herë brenda ditës, sekuestrohen mijëra paund dhe euro (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Policia Kufitare e Durrësit “bingo” dy herë brenda
Lekët e sekuestruara

Një tjetër rast i sekuestrimit të parave të padeklaruara është goditur sot në Portin e Durrësit.

Autoritetet doganore dhe Policia Kufitare kanë sekuestruar 29,065 paund britanikë dhe 455 euro të padeklaruara.

Sipas informacioneve paraprake, shuma e parave iu gjet një drejtuesi mjeti me targa britanike, i cili kishte mbërritur nga Anglia, të cilat i mbante në çantën e tij personale.

Dogana i vendosi një gjobë administrative për mosdeklarimin e shumës, ndërsa rasti u referua pranë strukturave kompetente për veprime të mëtejshme procedurale.

Kujtojmë se edhe më herët gjatë ditës së sotme, gjatë kontrolleve të ushtruara në Portin e Durrësit, autoritetet sekuestruan 19 mijë euro të padeklaruara.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese