I ftuar në A2CNN, deputeti i Partisë Demokratike foli ndër të tjera edhe për numrin e partive politike. Ai u shpreh se partitë nuk kanë një ndikim dhe se e bëjnë të paqëndrueshëm sistemin ndaj preferon sistemin me dy parti kryesore, si në SHBA, ku sipas tij politika është më e qartë dhe funksionon më mirë. Megjithatë, ai pranoi se çdo qytetar ka të drejtë të krijojë parti, edhe nëse kjo sjell mbingarkesë në sistem. Ai sugjeron se rregullat e lojës politike janë vendosur nga liderët kryesorë si Edi Rama dhe Sali Berisha, duke nënkuptuar se sistemi është i kontrolluar nga pak figura.
"Po, janë 232 parti sot në Shqipëri të regjistruara. Janë 232 parti dhe votojnë rreth 2 milion banorë. Në Itali votojnë 70 milion banorë dhe janë vetëm 16 parti. Pra, ju nuk jeni gjeni që të krijoni parti. Çdo njeri ka të drejtën e vet të krijojë, ka punën e vet. Unë jam kundër, unë jam kundër, unë jam me politikën amerikane me dy parti dhe atyre u ecën mbarë. Unë jam kundër që të krijohen pafundësisht parti, sepse këtu një në katër veta që takon në rrugë ka një parti. Tani, unë nuk e di se sa funksionojnë këto parti, por jam dakord, le të bëjnë parti, të bëjnë çfarë duan. Nuk mund ta caktojmë ne se çfarë do të bëjë një njeri apo një tjetër. Çdo njeri ka të drejtën e vet."- tha Klevis Balliu.
