Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qukës, “Benz”-i përplaset me një kamionçinë, një person përfundon në spital

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qukës,
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në aksin Pogradec-Qukës, pranë kryqëzimit të fshatit Golik.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një kamionçinë, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit “Benz”, i cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plota të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese