Pamje nga vendngjarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Rrëshen-Reps ku një këmbësor është përplasur nga një makinë.
Paraprakisht raportohet se një qytetar sapo kishte zbritur nga autobusi kur papritmas një makinë e ka marrë përpara duke i shkaktuar atij plagë të mëdha.
I plagosuri thuhet se është shtetasi Kujtim Aliu i cili është transportuar me ambulancë drejt Tiranës.
Bëhet me dije se autoritetet ndodhen në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijm.
Sondazh
Poll
