Pamje nga vendngjarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, në unazën e madhe të Fierit, ku një makinë e tipit “Ford” ka devijuar nga rruga e është përplasur fort me një mur.
Për rrjedhojë raportohet se një i mitur ka mbetur i plagosur rëndë. Paraprakisht raportohet se për, shkak të plagëve të marra, i mituri pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Fierit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar për rastin.
Sondazh
Poll
