Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident tragjik në autostradën Lushnje-Tiranë, “Benz”-i përplas për vdekje një 37-vjeçar që udhëtonte me biçikletë

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në autostradën Lushnje-Tiranë,
Foto nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Lushnje-Tiranë, pranë urës mbi lumin Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi Taulant Veliu, 37 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë në krahun e kundërt të lëvizjes.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se 37-vjeçari fillimisht është përplasur me pasqyrën e një automjeti që po lëvizte në autostradë. Si pasojë e goditjes, ai është spostuar në mes të rrugës, ku është përplasur nga një automjet tjetër tip “Benz”.

Për shkak të përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës është tërhequr zvarrë për disa metra, duke humbur jetën në vendngjarje.

Policia e Lushnjës ka shoqëruar menjëherë dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese