Hapësire reklamuese

Aktualitet

Antikontrabanda zbulon 8 motoçikleta të padeklaruara në Durrës, blerësit i vendoset gjobë e sanksione dhe i "kopsitet" detyrimi doganor

Shkruar nga Newsbomb
Antikontrabanda zbulon 8 motoçikleta të padeklaruara në
Antikontrabanda zbulon 8 motoçikleta të padeklaruara në Durrës

Tetë motoçikleta që u tentuan të futeshin kontrabandë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes Portit të Durrësit, janë zbuluar nga njësia e Antikontrabandës dhe Dogana e qytetit bregdetar.

Për blerësin/importuesin, është vendosur gjobë dhe sanksione të parashikuara nga ligji, si dhe është llogaritur detyrimi doganor i munguar, i cili duhet të paguhet në çdo rast, nëse mjetet do të lëshohen.

"Në kuadër të kontrolleve të ushtruara nga strukturat verifikuese të Doganës Durrës në bashkëpunim me Antikontrabandën u konstatua një rast i mosdeklarimit të plotë të mallrave, ku gjatë skanimit dhe kontrollit fizik të një ngarkese u zbuluan 8 motoçikleta të padeklaruara.

Për rastin u hartua procesverbali për kundërvajtje administrative, u llogarit detyrimi doganor i munguar dhe u vendosën sanksionet përkatëse në zbatim të legjislacionit doganor në fuqi.

Dogana Durrës mbetet e angazhuar në luftën kundër shkeljeve doganore, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e interesave financiare të shtetit", thuhet në njoftimin që ka shpërndarë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese