Sot protesta e qytetarëve në kundërshtim me projektin në Zvërnec dhe kërkesën e dorëheqjes së qeverisë do të hyjë në ditën e saj të nëntë, e ndërkohë mendimet në lidhje me të, por edhe pjesëmarrësit kanë qenë të shumta gjatë kësaj kohe.
Një prej atyre ka qenë edhe konspiracionisti, Alfred Cako, i cili ka thënë ditën e djeshme në emisionin “Rrethi Katror” në Top Channel, se sipas tij Arlind Qori është një prej njerzve kryesorë që manipulon protestën dhe se bashkëshortja e tij ka pasur në dorë fondet e Sorosit.
“Një nga njerëzit kryesor që i manipulon ata të dalin atje është Arlind Qori. Arlind Qori është një parti e majtë komuniste, marksiste. Dihet që ku ka parti ekstremiste të majta, s’diskutohet që ka sponsorizime sorosiane kudo në botë. Përpara se të zgjedhin ‘Rilindasit’ e Ramës, Sorosi zgjedh 1000 herë më përpara Arlindin. Gruaja e Arlindit, dihet që ka pasur dorë në këto fondet e shoqërisë së hapur, edhe në bashki ka qenë e preferuara në financat nga Erion Veliaj. Arlindi është një njeri i Erion Veliajt. Në SPAK është lufta mes sorosianëve dhe DASH-it” është shprehur ai.
Teksa më tej ka shtuar se sipas tij nëse “bie Rama, del nga burgu Veliaj dhe bashkë me Spiropalin mund t’i marrin partinë Ramës”.
“Sorosianët i bëjnë presion që ta nxjerrin Erion Veliajn, kurse DASH-i dhe ambasadori që do vijë do vendosë theksin te dënimi i Erion Veliajt. Nëse bie Rama, del Erion Veliaj nga burgu dhe bashkë me Spiropalin mund t’i marrin partinë Ramës. Nëse ai është sot me Berishën dhe me Trump-in dhe rrëzohet nga pushteti, çfarë duhet të bëhet?
Njerëzit që dalin aty, nuk i dinë pisllëqet e këtyre njerëzve që mbajnë mikrofonin. Këta dalin me pastërti. I vetmi shpëtim, kjo lëvizje kaq e mirë, është lëvizja më e madhe në Shqipëri pas 36 vitesh. Për të përmbysur klasën e vjetër politike.
Shpëtimi është që të dalin sa më shumë në shesh, prindër e fëmijë dhe të mos lejojnë këta manipulatorët që ta kthejnë në një luftë brenda së majtës, Veliaj-Rama, ose Soros-Trump. Aty të triumfojnë interesat e shqiptarëve”, tha Cako.
