Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Blutë” në këmbë për ta prangosur, KUSH është Sadik Llani, 39-vjeçari nga Babrruja që bashkë me familjen "mbushi" Tiranën me heroinë (DETAJE-HISTORIA)

Shkruar nga Newsbomb
“Blutë” në këmbë për ta prangosur, KUSH
Sadik Llani

Sadik Llani është autori kryesor i dyshuar për vrasjen e të riur Ardian Baloshi, i cili u vra pas një konfliit të çastit të ndodhur mes disa të rinjve.

Teksa “blutë” e Tiranës janë ngritur në këmbë për lokalizimin dhe arrestimin e tij, newsbomb.al raporton se Lani nuk është emër i panjohur për Policinë e vendit.

Sadik Llani është një emër mjaft i njohur në botën e krimit, pasi në 2015 së bashku me anëtarë të familjes së tij, 39-vjeçari që është në kërkim për vrasjen e Baloshit, është vënë në pranga për trafikim heroine.

Nga një hulumtim i shpejtë i bërë në lidhje me autorin e ngjarjes që tronditi Kamzën, newbsomb.al raporton të shkuarën e errët të Llanit.

Arrestimet e familjes Llani për trafikim droge në kryeqytet:

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Verë 2015” duke arrestuar dy prindërit, dy persona të tjerë me të njëjtin mbiemër dhe ka shpallur në kërkim 4 vëllezërit, të gjithë të përfshirë në trafikun e drogës, me bazë në Paskuqan.

Të arrestuarit janë Sadik Llani, lindur në Babrru, i dënuar më parë për vjedhje, Klevin Llani, lindur në Babrru, Selim Llani dhe Nafie Llani. Në kërkim janë shpallur Et’hem Llani, lindur në Krujë dhe banues në Paskuqan, Dashamir Llani, Ilir Llani dhe Ilir Llani.

Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer nga Seksioni për Narkotikët pas informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasit e mësipërm merreshin me shitjen e lëndëve narkotike, të llojit heroinë dhe cannabis sattiva në zonën e Paskuqanit dhe Kamzës.

Në banesën e shtetasit Et’hem Llani janë gjetur 1 kg e 172.8 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë ku nga këto 100 ishin të ndara në doza të vogla, 15 qese me madhësi nga 20 deri në 100 gramëshe, 913 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e ndarë në 900 qese të vogla (doza) të përshtatura për shitje, 37 gram fara cannabis sattiva, 38 cope fishek luftarak model 7.62 mm, një mm, një granatë difensive së bashku me ndezësin, 15 telefona celular dhe 250 euro e 50000 lekë të reja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese