Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërndante kokainë dhe drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet 38-vjeçari në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Shpërndante kokainë dhe drejtonte automjetin në gjendje të
Droga e sekuestruar

Policia e Fierit ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike dhe drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi E. K., 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e policisë në aksin rrugor "Fiershegan-Krutje", ku nga testi i bërë nga blutë rezultoi në efektin e alkoolit, si dhe nga verifikimet e mëtejshme u zbulua se nuk e kishte pajisur automjetin, me siguracion.

Ndërsa gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në total 33 doza lënde të dyshuar narkotike dhe 1 peshore elektronike.

Njoftimi i Policisë:

Shpërndante lëndë narkotike Kokainë, dhe drejtonte automjetin në efektin e alkoolit, lokalizohet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Gjithashtu, ai ndëshkohet me 55 000 lekë gjobë, për shkeljet rrugore të kryera.

Në automjetin dhe në banesën e tij u gjetën 33 doza Kokaine, gati për shitje. Dozat u sekuestruan bashkë me automjetin, 1 peshore elektronike dhe 4 celularë. Gjatë monitorimeve të kryera në të gjithë territorin e qarkut, me objektiv konstatimin e shtetasve që kryejnë manovra të dyshimta dhe të rrezikshme, me mjetet që drejtojnë, nga shërbimet e Policisë Rrugore u ndalua për verifikim, në aksin rrugor "Fiershegan-Krutje", automjeti me drejtues shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga testi i bërë rezultoi se 38-vjeçari e drejtonte automjetin, në efektin e alkoolit, dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se nuk e kishte pajisur automjetin, me siguracion. Për të dyja shkeljet u ndëshkua me masa administrative, në total 55 000 lekë gjobë. Më tej, iu kryen kontrolle në automjet dhe në banesë, ku iu gjetën në total 33 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë, dhe 1 peshore elektronike.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Penalitetet”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. K., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese