Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje tronditëse! Sadik Llani e qëlloi në kokë të riun Ardian Baloshi dhe tentoi të vrasë një tjetër person, gjenden 10 gëzhoja në vendngjarje

Shkruar nga Newsbomb
Detaje tronditëse! Sadik Llani e qëlloi në kokë të riun
Viktima dhe autori

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua këtë të hënë në Paskuqan, ku Sadik Llani qëlloi për vdekje të riun Ardian Baloshi, pas një konflikti për motive të dobëta që kishin mes tyre.

Mësohet se vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja plumbash ana e hetuesve të policisë. Raportohet se Llani e ka qëlluar në kokë Ardian Baloshin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut.

Ndërsa po ashtu mësohet se Llani ka tentuar që të vrasë edhe një person, i cili fatmirësisht ka mundur t’i shpëtojë plumbave.

Gjithashtu më herët policia njoftoi se 39-vjeçari është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe se kush jep informacion për kapjen e tij, shpërblehet me 10 mijë euro.

Sadik Llani është një emër mjaft i njohur në botën e krimit, pasi në 2015 së bashku me anëtarë të familjes së tij, 39-vjeçari që është në kërkim për vrasjen e Baloshit, është vënë në pranga për trafikim heroine.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese