Hapësire reklamuese

Aktualitet

PLAS keq mes Erion Braçes dhe aktivistes, eurodeputetja gjermane PUBLIKON mesazhet kërcënuese: Rrugëtore, rri pa merak se do bëhesh personazh!

Shkruar nga Newsbomb
PLAS keq mes Erion Braçes dhe aktivistes, eurodeputetja gjermane PUBLIKON
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka marrë vëmendjen e eurodeputetes gjermane, Jutta Paulus. Kjo e fundit ka qenë pjesë e protestave në Tiranë së fundmi, ku nuk ka ngurruar edhe të flasë në podiumin e ngritur.

Mirëpo, eurodeputetja në fjalë i është “hakërryer” socialistit, pasi ka publikuar në rrjetin social “Instagram” biseda të deputetit në fjalë me qytetarët. Në bisedën e publikuar nga vetë Paulus, shihet qartë se si Braçe kërcënon haptazi qytetaren, identiteti i së cilës mbetet anonim.

Kjo bisedë mes politikanit të njohur dhe me reputacion në vendin tonë dhe një qytetareje ka bërë “bujë” përtej kufijve. Në postimin e eurodeputetes, shihet të jetë vendosur edhe “lokacioni Tiranë”, duke qartësuar situatën politike të vendit tonë.  

PJESË BISEDA MES ERION BRAÇES DHE QYTETARES:

Erion Braçe: Vlerësim për atë që je! Rri pa merak, do bëhesh presonazh.

Qytetarja: Kërcënim i drejtpërdrejt, mos u lodh kot tani sa je vonë. E keni ju të partisë këtë merak se ne jemi rehat në BE.

Erion Braçe: Po patjetër, kërcënim. Do dalësh yll.

Qytetarja: Guxim i madh që e pranon vetë. Do futeni në BE kështu me kërcënime, po ja dërgoj sms eurodeputetëve, besoj je dakord?

Erion Braçe: Dëgjo ti rrugëtore, ke sharë e fyer nga mëngjesi. Të ftova disa herë të ndalesh, e vijove edhe më keq!

PLAS keq mes Erion Braçes dhe aktivistes, eurodeputetja gjermane PUBLIKON
 
PLAS keq mes Erion Braçes dhe aktivistes, eurodeputetja gjermane PUBLIKON
 
PLAS keq mes Erion Braçes dhe aktivistes, eurodeputetja gjermane PUBLIKON
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese