Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala ka reaguar sërish në lidhje me protestën masive që prej 12 ditësh organizohet në Tiranë, për të cilën thotë se akoma nuk është e qartë se për çfarë mblidhen në shesh me mijëra njerëz, mes tyre dhe të njohur.
Duke përmendur reagimet e bëra nga Besiana Kadare dhe Lea Ypi pro-protestës së qytetarëve, Buzhala kujton se si dikur dyshja njihej për mbështetjen e së majtës, madje sjell në kujtesë dhe përfitimet e tyre nga socialistët.
Pas shumë viteve në krah të socialistëve, analisti thekson se vajza e të madhit Isamil Kadare dhe shkrimtarja Lea Ypi, me përkrahjen e protestës masive, po kërkojnë të divorcohen nga armiqësia e tyre me kryeministrin Rama.
“Kur u arrestua Erion Veliaj, Helena Kadare shkoi në SPAK për ta takuar Erionin e për t’i dhënë atij mbështetje morale. Dje, vajza e saj, Besiana u solidarizua me protestën duke publikuar në rrjetet e veta sociale video të sheshit. Për çfarë ka protestuar Besiana? Ajo për kohë të gjatë ka qenë ambasadore e Shqipërisë në OKB. Pse ajo nuk është the? E di ajo dhe Rama.
E njëjta histori vlen dhe për Lea Ypin. Librat e saj janë promovuar nga Erion Veliaj e Edi Rama e njerëz të afërt me këta. Lea, para dy vitesh u shndërrua në një farë lloj “poster girl” të së majtës shqiptare. Mirëpo turma e madhe në shesh ua ndryshoi mendjen. Turma, jo fakte. Këtu duket në në një farë racizmi i fshehur te një pjesë e elitës së majtë që po duan të divorcohen nga armiqësia me Ramën” thekson Buzhala në video-mesazhin e publikuar në Facebook-un e tij.
Ndërs amë tej analisti thekson se protesta në pamje është masive dhe duket qartazi se qytetarët po kërkojnë një ndryshim. Mirëpo ajo që mbetet e paqartë është mënyra e organizimit të këtij tubimi masive, pasi ashtu siç e thekson dhe Buzhala, ka një mungesë të theksuar kauzës për të kuptuar më mirë arsyen e mbledhjes së kolektivit masiv në shesh.
“Ata pajtohen se Shqipëria nuk duhet trajtuar si një pronë private e grupeve politike e mediatike. Por ende nuk është e qartë nëse ata njerëz pajtohen se çfarë do të bëjnë në atë shesh. Ai që kërkon drejtësi e hakmarrje e bën protestën e madhe por jo të dobishme.
Një protestë mund të rritet prej energjisë në rrugë, trendit në rrjet, story-ve. Por nëse nuk kthehet zemërimi në kërkesë, kërkesën në strukturë, e strukturën në epilog, atëherë protesta nis të hajë vetveten. Secili del për hallet e veta, ama shteti vazhdon aty ku ka mbetur.
Është pika kur protesta e Tiranës duhet të vendosë se çfarë dëshiron. Nëse dëshiron që të mbetet protestë qytetarë duhet ta qartësojnë kauzën e kërkesën. Nëse duan ndryshim politik u duhet një organizim, një trup përfaqësues, një udhëheqje, një kalendar, se çfarë do të ndodhë nesër në Shqipëri. Nëse protesta nuk e mbush veten, aq më shumë do të humbasë, jo fizikisht por politikisht” shtoi më tej analisti.
Në përmbyllje të reagimit të tij Buzhala nënvizon se nëse protestës i caktohet një kauzë, atëherë mundet që shumë njerëz të tërhiqen nga tubimi masiv, për shkak të pikëpamjeve të tyre të ndryshme. Ndaj, protesta e organizuar pa një kauzë të caktuar nuk do të ketë një ndryshim politik, vetëm zhurmë.
“Rreziku kryesor për humbjen e kuptimit, për këtë lëvizje të kësaj proteste, nuk i vjen prej Ramës as prej Berishës, por nga vetkonsumimi. Rreziku është që protesta të bëhet e madhe, të bëhet zhurmë por pa rezultat. Kur i jep emër kauzës, disa largohen, kur cakton epilogun disa zhgënjehen, kur vendos udhëheqjen disa thonë se protesta u kap. Mirëpo pa këtë çmim nuk ka politikë, vetëm turmë. Duhet të dëshmojë që ka kokë. Duhet të kuptohet se çfarë ndodh pas JO-së” përmbylli reagimin e tij gazetari nga Kosova.
Reagimi i Berat Buzhalës:
Kur u arrestua Erion Veliaj, Helena Kadare shkoi në SPAK për ta takuar Erionin e për t’i dhënë atij mbështetje morale. Dje, vajza e saj, Besiana u solidarizua me protestën duke publikuar në rrjetet e veta sociale video të sheshit. Për çfarë ka protestuar Besiana? Ajo për kohë të gjatë ka qenë ambasadore e Shqipërisë në OKB. Pse ajo nuk është the? E di ajo dhe Rama.
E njëjta histori vlen dhe për Lea Ypin. Librat e saj janë promovuar nga Erion Veliaj e Edi Rama e njerëz të afërt me këta. Lea, para dy vitesh u shndërrua në një farë lloj “poster girl” të së majtës shqiptare. Mirëpo turma e madhe në shesh ua ndryshoi mendjen. Turma, jo fakte. Këtu duket në në një farë racizmi i fshehur te një pjesë e elitës së majtë që po duan të divorcohen nga armiqësia me Ramën. Po protestojnë shtresa e mesme e jo malokët e veriut, andaj këta e kanë vendin aty. Protesta në Tiranë tani i bën dy javë, sa më shumë të zgjasë aq më shumë i jepet mundësia përfituesve të qeverisë në këto 35 vite për të shpërlarë mëkatet duke mohuar Ramën dhe Berishën.
Organizatorët e këtij lloj revolucioni të çuditshëm e kanë më të lehtë për t’i nxjerrë shqiptarët në rrugë sesa ti japin protestës emër, kauzë e epilog politik. “Shqipëria e Re” nuk është diçka e tillë. Masiviteti ka dhënë forcë kësaj proteste.
Kanë dalë në shesh njerëz që nuk e durojnë më mënyrën se si është qeverisur Shqipëria në këto 35 vote, jo veç prej Ramës por dhe prej Berishës, Fatos Nanos, Metës e dreqit. Andaj parullat kryesore të kësaj proteste janë “Rama në burg”, “Berisha në burg”.
Njerëz që janë lodhur prej korrupsionit, prej padrejtësisë, kapjes së shteti, ndjenjës se Shqipëria po shitet pjesë-pjesë e ata nuk po përfitojnë asgjë. Pra qytetari i zakonshëm që e shikon veten dhe spektator. Ama këtu nuk bën pjesa as Besiana as Lea.
Ata mijëra njerëz po pajtohen janë shumë për atë që nuk e duan sesa atë që duan. Ata pajtohen se shumë gjëra në 35 vitet e fundit kanë shkuar keq, me dorë në zemër ka dhe gjëra ka në shkuar mirë, NATO, liberalizimi i vizave.
Ata pajtohen se Shqipëria nuk duhet trajtuar si një pronë private e grupeve politike e mediatike. Por ende nuk është e qartë nëse ata njerëz pajtohen se çfarë do të bëjnë në atë shesh.
Ai që kërkon drejtësi e hakmarrje e bën protestën e madhe por jo të dobishme.
Një protestë mund të rritet prej energjisë në rrugë, trendit në rrjet, story-ve. Por nëse nuk kthehet zemërimi në kërkesë, kërkesën në strukturë, e strukturën në epilog, atëherë protesta nis të hajë vetveten. Secili del për hallet e veta, ama shteti vazhdon aty ku ka mbetur.
Është pika kur protesta e Tiranës duhet të vendosë se çfarë dëshiron. Nëse dëshiron që të mbetet protestë qytetarë duhet ta qartësojnë kauzën e kërkesën. Nëse duan ndryshim politik u duhet një organizim, një trup përfaqësues, një udhëheqje, një kalendar, se çfarë do të ndodhë nesër në Shqipëri. Nëse protesta nuk e mbush veten, aq më shumë do të humbasë, jo fizikisht por politikisht.
Rreziku kryesor për humbjen e kuptimit, për këtë lëvizje të kësaj proteste, nuk i vjen prej Ramës as prej Berishës, por nga vetkonsumimi. Rreziku është që protesta të bëhet e madhe, të bëhet zhurmë por pa rezultat.
Kur i jep emër kauzës, disa largohen, kur cakton epilogun disa zhgënjehen, kur vendos udhëheqjen disa thonë se protesta u kap. Mirëpo pa këtë çmim nuk ka politikë, vetëm turmë.
Duhet të dëshmojë që ka kokë.
Duhet të kuptohet se çfarë ndodh pas JO-së.

