Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Bjeri m q*** m***” tre të rinj dhunojnë brutalisht një shkodran, shkelma e grushte brenda në makinë (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
“Bjeri m q*** m***” tre të rinj dhunojnë brutalisht
Pamje nga sherri

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku disa persona kanë dhunuar një qytetar.

Sipas burimeve për mediat, tre shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se i kanë zënë pritë qytetarit shkodran dhe e kanë dhunuar brutalisht. Nga pamjet e publikuara shihet se autorët i janë afruar automjetit të tij, kanë hapur derën dhe e kanë sulmuar fizikisht.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë qytetarë të tjerë, të cilët kanë tentuar të ndalojnë konfliktin, por pa sukses. Më pas ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave “Shqiponja”, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e situatës.

Deri më tani nuk ka detaje zyrtare mbi identitetin e personave të përfshirë apo mbi shkaqet e ngjarjes. Hetimet vijojnë dhe pritet që në vijim të ketë më shumë informacion nga autoritetet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese