Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli pa afat Marsel Varkën, Fabian Zako, Elsaed Maqinajn dhe Kristaq Bibën, të cilët ranë në pranga ditën e djeshme gjatë operacionit të komisariatit numër 4, të koduar “Rrjeti”, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ata qenë pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri dhe municuione në kryeqytet.
Kujtojmë se përpos tyre u shpallën në këkrim Kevin Vila dhe Bledar Avdillari. Si edhe përgjatë operacionit ttë bluve u gjetën dhe sekuestruan 4 pistoleta dhe 3 kallashnikovë me vlerë 1500 dhe 2500 euro, municione, celularë dhe sende të tjera me vlerë për hetimin.
Pak kohë më parë në pranga ranë 5 anëtarë të tjerë të dyshuar të këtij grupi kriminal, Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmeti dhe Klodian Mustafa.
Nga hetimet u zbulua se ky grup i “goditur” nga policia, armët vinin kryesisht nga qytete të tjera dhe shiteshin në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e “Freskut” dhe “Alliasit”. Gjatë gjithë operacionit në total u arrestuan 9 persona si edhe u sekuestruan 17 armë, 4 kallëpe tritol dhe një sasi e madhe municioni, po ashtu 13 celularë dhe 4 automjete.

