Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Çfarë ndodhi në Shkodër? U konfliktuan verbalisht, shoferi tenton të shtypë me makinë 4 persona, më pas dhunohet rëndë! Momenti kur i përplas

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë ndodhi në Shkodër? U konfliktuan verbalisht, shoferi
Pamje nga sherri

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku një shofer është dhunuar nga tre të rinj, të cilët e kanë nxjerrë nga mjeti dhe më pas e kanë goditur fizikisht.

Mësohet se disa net më parë, në afërsi të Kishës së Madhe në Shkodër, drejtuesi i automjetit dyshohet se ka tentuar të përplasë me dashje katër persona, pas një konflikti të çastit mes tyre.

Pas konfliktit verbal, njëri prej të rinjve i ka marrë telefonin drejtuesit të mjetit dhe kjo ka bërë që ky i fundit të tentojë t’i shtypë me makinë katër personat që kishte përpara. Në një moment ai i ka përplasur, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Më pas, personat e përfshirë kanë reaguar duke e nxjerrë shoferin nga automjeti dhe duke e goditur fizikisht. Situata është përshkallëzuar edhe më tej, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në kohë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe kanë nisur menjëherë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Video credits: Zeri.al

@zeri_al E rëndë në Shkodër: Shoferi përplas me dashje 4 persona pas një konflikti të çastit‼️ Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa net më parë në afërsi të Kishës së Madhe në Shkodër, ku një drejtues mjeti dyshohet se ka përplasur me dashje katër persona, pas një konflikti të çastit. Bazuar në informacione paraprake, ngjarja ka nisur pas një përplasjeje verbale mes palëve, e cila më pas ka degjeneruar në konflikt fizik. Personat e përfshirë dyshohet se kanë reaguar duke goditur drejtuesin e automjetit, ndërsa situata është përshkallëzuar më tej, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në kohë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe kanë nisur menjëherë veprimet procedurale për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, rrethanat dhe motivet e plota të konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar dinamikën dhe përgjegjësitë e secilit prej të përfshirëve. #zeri #shkoder #viral ♬ original sound - ZËRI

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese