Reuters, një nga agjencitë më të mëdha të lajmeve në botë, është duke transmetuar drejtpërdrejt nga Tirana, për 10 milionë ndjekësit e saj anë e mbanë globit, protestën qytetare e cila ka hyrë sot në ditën e 12-të.
"Shqiptarët protestojnë kundër një resorti luksoz të planifikuar të mbështetur nga një kompani e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, në një pjesë të ndjeshme ndaj mjedisit të bregdetit Adriatik", shkruan Reuters.
Siç shihet dhe nga pamjet e drejtpërdrejta, pjesëmarrja e qytetarëve në këtë protestë që po shndërrohet historike dhe ka zgjuar mbarë popullin tonë, është madhështore duke pritur në gjirin e saj qindra shqiptarë që kanë udhëtuar nga diaspora.
I ashtuquajturi "Revolucion i Flamingove" është bërë zëri dhe shpresa e mijëra qytetarëve që ndodhen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërsa mijëra të tjerë, në mos miliona, i japin shpërndarje masive në rrjetet sociale.

