Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Armand Shakaj ndodhet në Shqipëri! Kërkimet për Eglant Koçin shtrihen në zonat malore të Tiranës, “Mand dhelpra” vuan nga një sëmundje

Shkruar nga Newsbomb
Armand Shakaj ndodhet në Shqipëri! Kërkimet për Eglant
Ilustrim: Vendi i rrëmbimit, autori Armand Shakaj dhe i riu Eglant Koçi

Historia plot me mister e zhdukjes së të riut Eglant Koçi në Tiranë, është në qendër të hetimeve të bluve të kryeqytetit. Ndërsa mësohet se së fundmi kontrollet janë shtrirë në zonat malore të Tiranës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, Policia e Tiranës po vijon me kërkimet në Pëllumbas dhe Qafë Mollë, dy zona të cilat vizitoheshin nga autori kryesor i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e të riut, Armand Shakaj.

Kanë qenë dëshmitë e banorëve të zonës së Pëllumbasit, të cilët janë shprehur se kanë parë në zonën e tyre mjetin e Armand Shakajt, çka ka nxitur Policinë për të vijuar me kërkimet në zonat malore.

Po ashtu, referuar të dhënave të sistemit TIMS, mësohet se 41-vjeçari nuk rezulton të ketë dalë jashtë kufijve të vendit, çka shton dyshimet e forta se ai po fshihet brenda.

Sipas grupit hetimor thuhet se Armand Shakaj vuan nga një problem shëndetësor.

Për rrjedhojë blutë e vendit kërkojnë bashkëpunimin e bluzave të bardha që të raportojnë në raste se “Mand dhelpra” mbërrin në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese