Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bordi u shkri, çmimet e naftës dhe benzinës rriten deri në 18 lekë për litër

Shkruar nga Newsbomb

Bordi u shkri, çmimet e naftës dhe benzinës rriten deri në

Çmimi i naftës në pikat e karburantit në Tiranë ka arritur në 188 lekë për litër, nga 176 lekë për litër që ishte në mesin e muajit qershor, kur qeveria vendosi ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transparencës për monitorimin e çmimeve të karburanteve. Çmimi i naftës është shtrenjtuar me 12 lekë për litër.

Edhe benzina ka pësuar rritje, duke u tregtuar me 184 lekë për litër, nga 166 lekë për litër që ishte çmimi i vendosur me vendimin e fundit të Bordit të Transparencës. Rritja me 18 lekë për litër.

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka rikthyer shqetësimet për furnizimin global me naftë, duke shtuar rrezikun në tregjet ndërkombëtare. Si pasojë, çmimi i naftës Brent Crude ditën e sotme ka arritur 76 USD për fuçi, nga 71 USD për fuçi që ishte në fillim të javës.

Në mesin e muajit qershor, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, njoftoi vendimin e qeverisë për ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transparencës, me argumentin se çmimet e karburanteve kishin qenë në rënie për dy javë radhazi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese