Hapësire reklamuese

Aktualitet

Deklarata e Arben Kolës "bën çorap" edhe vetë drejtuesit e protestës: Ose është i paaftë, ose i shërben Edi Ramës! Ish-zv.ministri që u lirua nga detyra: Është thjesht injorant (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata e Arben Kolës "bën çorap" edhe vetë
Deklarata e Arben Kolës "bën çorap" edhe vetë drejtuesit e protestës

Një video e aktivistit Arben Kola, dhënë dje nga sheshi Skënderbej në ditën e radhës të protestës qytetare, ka trazuar rrjetin dhe ka bërë çorap drejtuesit e mbështetësit e lëvizjes, duke akuzuar njëri-tjetrin për dëmtimin e kauzës.

"10 milionë shqiptarë, 6 milionë ide, 3 milionë platforma, 1 milion që janë kandidatë për të fol, diku te 500 mijë që janë kandidatë për kryeministër", është një pjesë e deklaratës së Arben Kolës, e cila po shpërndahet me shpejtësi në rrjet.

Veç politikanëve të majtë që po e përdorin atë për të dëmtuar protestën, deklarata ka nxitur edhe reagimin e gazetarëve, mbështetësve të lëvizjes qytetare dhe qytetarëve të zakonshëm, të cilët kanë shpërthyer në akuza ndaj Arben Kolës.

"Ose asht i paafte per ate gja qe ka marre persiper, ose po ban lojen e Rames duke ba si i paafte", shkruan gazetari Taulant Koplikaj. "Nuk munden me pas emer tjeter deklaratat e tij", vijon ai.

Gazetari tregon se para 10 ditësh ishte pikërisht Arben Kola ai që përforcoi tezën e kryeministrit Edi Rama se në protestë kishte agjentura të huaja, duke bërë me dashje ose jo, edhe një diversion për prani të grupimeve islamike radikale në tubim.

"Dje i dha nje tjeter shkelm protestes me kete deklarate qe ngjan sikur ka dale nga zyra e Fuges. Shpresoj shume qe te jete thjesht i paafte. Aty fundja s’kemi pse acarohemi. Punet e Zotit", vijon reagimi i Taulant Koplikaj.

Komentet në këtë postim janë të shumta dhe një ndër to është dhe ai i pedagogut dhe ish-zëvendësministrit të Arsimit, Oltion Rrumbullaku, i cili shkruan "është thjesht injorant". Rrumbullaku u lirua nga detyra nga kryeministri Edi Rama në vitin 2021 dhe tashmë është kritik i qeverisë.

Deklarata e Arben Kolës "bën çorap" edhe vetë
Disa nga komentet ne postimin e Taulant Koplikaj per Arben Kolen

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese